Mjekësi e përgjithshme

maj72024

Malaria. ILSH: Jo panik pas zbulimit të mushkonjës në Salento

Zbulimi i mushkonjës Anopheles sacharovi, përgjatë bregut të Salentos, midis Leçes dhe Otrantos,
50 vjet pas raportimit të fundit nuk duhet të krijojë alarm për rikthimin e mundshëm të malaries në Itali, sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ILSH). Mushkonja Anopheles sacharovi, së bashku me një specie tjetër, Anopheles labranchiae, ishin transportuese të malaries, përpara se kjo sëmundje të zhdukej nga vendi në vitin 1940.

"Zbulimi i Anopheles sacharovi konfirmon edhe njëherë nevojën e të qenit jashtëzakonisht të vëmendshëm dhe të përforcimit të të gjitha masave të parandalimit, si edhe të monitorimit entomologjik për mbikëqyrjen e 'mbetjeve të anofelizmit', siç po bëhet për sëmundjet e tjera të transmetuara nga mushkonjat, si ethet tropikale ose të Nilit Perëndimor, nëpërmjet planit të mbikëqyrjes kombëtare të arboviruseve", evidenton ILSH.

Ky zbulim i rëndësishëm u publikua në revistën "Parasites and Vectors", duke ngjallur disi shqetësim në opinionin publik për një rikthim të mundshëm të malaries. Zbulimi i Anopheles sacharovi nuk duhet të shkaktojë alarmim për një rikthim të malaries në Itali, pasi kushtet socio-ekonomike dhe higjieno-sanitare të vendit tonë janë padyshim shumë të ndryshme nga ato në të shkuarën. Për më tepër, një qarkore e ministrisë parashikon udhëzime të qarta rreth mbikëqyrjes së vazhdueshme të rasteve të njerëzve me malarie, si edhe ndërhyrje që do të zbatohen në territor në prani të rasteve autoktone të supozuara.

"Sigurisht, nga pikëpamja shkencore dhe shëndetësore, zbulimi është me interes, sepse pas punimeve të bonifikimit dhe fushatës kundër malaries pas Luftës së Dytë Botërore, kjo mushkonjë u konsiderua e zhdukur nga territori. Nga ana tjetër, duke qartë se mbikëqyrja entomologjike është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme për parandalimin e rrezikut të rikthimit të kësaj sëmundjeje në vendin tonë", thuhet në raportin e ILSH-së.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>