News

tet232014

Uji nuk ndihmon në humbjen e peshës

tags: BMI
Të pirit shumë ujë nuk do t'ju ndihmojë të humbisni peshë, thotë një ekspert i fushës Beth Kitchin, profesor i asocjuar i shkencave ushqyese në Universitetin e Alabamës në Birmingham.
Pothuajse gjithmonë atyre që janë në dietë ju këshillohet të pinë shumë ujë, por ky udhëzim nuk do ti ndihmojë të humbasin peshë. Ka shumë pak prova që tregojnë se uji i pijshëm ndikon në humbjen e peshës. "Kjo lidhet më shumë me atë çka duam të besojmë" thotë Kitchin "dhe nuk them se pirja e ujit nuk bënë mirë" shton, "por njihet vetëm një studim në të cilin pacientët që pinin shumë ujë kanë djegur disa kalori të ditës dhe ishin vetëm disa kalori shtesë në ditë". Një tjetër besim popullor është dhe ndikimi i temperaturës së ujit në humbjen e peshës. "Do dëgjoni të thuhet se uji me akull ndihmon në djegien e kalorive të tepërta" vazhdon Kitchin, "edhe pse do të humbisni vetëm disa kalori shtesë dhe kjo nuk do të mjaftojë për përpjekjet tuaja për të humbur peshë. "Shumë njerëz janë të bindur se duhet të pijnë 8 gota ujë në ditë. Edhe pse është e vërtetë se njerëzit kanë nevojë të marrin lëngje, jo domosdoshmërisht duhet të jetë ujë, thotë Kitchin. Mund të jetë dhe kafe, çaj jeshil, ujë mineral i përzierë me lëng frutash, pije të tjera me kafeinë. "Njerëzit janë të bindur se kafeja nuk llogaritet" thekson eksperti, "përkundrazi ka rëndësi sepse kur ju pini kafe organizmi mban një pjesë të madhe të lëngjeve, veçanërisht tek njerëzit që janë mësuar të pijnë kafeinë, sepse trupi përshtatet".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>