News

mar312015

Pas 16 prillit rreth 990 profesionistë të papunë

tags: QKEV, Mjekë

Pas publikimit të listës përfundimtare të 7.500 profesionistëve që mbyllën me sukses Programin e Ricertifikimit duke konsoliduar kështu vendin e punës, rreth 990 farmacistë, mjekë e stomatologë do ta humbasin atë duke filluar nga data 16 prill, pasi rezultojnë me 0 kredite. Të pyetur nga Doktor33.al, burime pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim pohojnë se nuk do të ketë një listë të publikuar me emrat e profesionistëve që gjatë ciklit 5-vjeçar nuk arritën të marrin asnjë kredit për formimin e tyre, kjo për arsye të ruajtjes së privatësisë dhe integritetit të tyre profesional.

Secili farmacist, mjek dhe dentist me 0 kredite do të kontaktohet drejtpërdrejt nga QKEV për t'u njoftuar për pezullimin e licencës dhe shpalljen vakant të vendit të punës. Të drejtën për të ushtruar sërish profesionin do ta rifitojnë pas kalimit me sukses së provimit të ricertifikimit, të cilin do ta japin brenda 6 mujave nga njoftimi i QKEV-së. 1.400 profesionistë të tjerë të sistemit publik dhe privat, që ndonëse kanë marrë një numër të caktuar kreditesh, por nuk kanë arritur kuotën e detyrueshme (100 kredite për farmacistët e dentistët dhe 150 për mjekët) do të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin por edhe këta do të duhet të japin provimin e kualifikimit brenda 6 muajve nga njoftimi i QKEV-së. Në rast se nuk arrijnë të kualifikohen në këtë provim edhe këta profesionistë do të humbin vendin e punës.

Ndërkaq, Bordi i Ricertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve të Shëndetësisë ka vendosur se duke filluar nga data 15 prill 2015, Urdhrat dhe Fakultetet përkatëse të profesionistëve të shëndetësisë do të bashkëpunojnë për hartimin e programeve orientuese për mjekët, farmacistët dhe stomatologët që do t'i nënshtrohen provimit. Po nga kjo datë dhe në 6 muajt në vijim do zhvillohet provimi i ricertifikimit për secilën kategori



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>