News

maj292015

Provimi i shtetit, 50 mjekë dhe infermierë të rinj ankimojnë rezultatet

tags: Mjekë, AKP


Rreth 50 ankimime të të diplomuarve në Universitetin e Mjekësisë janë depozituar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, pasi nuk e pranojnë rezultatin e provimit të shtetit të dhënë gjatë muajit maj. 10 mjekë të rinj, 2 fizioterapisë dhe 21 infermierë ankohen se vlerësimi i tezave të tyre nuk është i duhuri dhe se meritojnë një vlerësim më të lartë. Pas daljes së rezultatit online të provimit, kandidati për mjek ka 5 ditë në dispozicion për t'u ankuar lidhur me notën që ka marrë në provimin e shtetit. Ai ka të drejtë ta përsërisë 5 herë provimin e shtetit vetëm në rast se nuk e kalon në tentativat paraprake. Në rregulloren e AKP-së saktësohen edhe notat për çdo vlerësim. Kështu: 95 -100 pikë janë të barazvlefshme me notën 10; 85 - 94 pikë me notën 9; 75-84 pikë me notën 8; me 65 -74 pikë me notën 7; 55-64 pikë me notën 6; 50-54 pikë me notën 5. Ndërsa mbetës konsiderohen të gjithë ata që marrin më pak se 50 pikë gjatë provimit.

Burimi: Gazeta Shqip


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>