kor112014
Transmetimi i vertikal i hepatitit B mund të parandalohet
Në sajë të një programi screening paralindjes, i lidhur me një imunoprofilaksi për fëmijët e lindur nga gra të infektuara me hepatit B, është e mundur të parandalojmë transmetimin vertikal tek foshnja.
Këtë na e konfirmon Ai Kubo, i Kaiser Permanente Division of Research në Oakland, Kaliforni dhe autor i studimit të publikuar rishtazi në revistën Annals of Internal Medicine. "Centers for Disease Control and Prevention (CDC) rekomandojnë screening prenatal dhe imunoprofilaksinë neonatal. Por efektiviteti i këtyre ndërhyrjeve nuk është ende i qartë", thotë Kubo, i cili së bashku me kolegët e tij u përpoq ti jap një përgjigje kësaj pyetjeje. Dhe për këtë u përfshinë 4446 të porsalindur të lindur nga 3253 gra me infeksion Hepatiti B nga viti 1997 deri në 2010. Midis përfundimeve të studimit observacional paraqiteshin faktorët matern të rriskut për transmetimin e virusit, norma e transmetimit të infeksionit, normat e vlerësimeve në folloë-up dhe aderimi në "immunoprophylaxis neonatal".
"Ne kemi vërtetuar se screening dhe profilaksia, propozuar nga CDC janë veçanërisht efektive në gratë me infeksion kronik HBV dhe negative për antigjenin E. Shkalla e përgjithshme e transmetimit ishte 0.75 për 100 të porsalindur: 3,37 nga 100 të lindur nga gra pozitive për këtë antigjen negative dhe 0.04 për grate që rezultonin negative".
Edhe pse ngarkesa virale duket të ketë rol në përcaktimin e efektivitetit të ndërhyrjeve parandaluese e transmetimit nënë- fëmijë të infeksionit, pa marrë parasysh pozitivitetin apo negativitetin për antigjenin E. Për gratë me një ngarkesë të ulët virale (<5x107 IU / ml) shkalla e transmetimit në 100 lindje ishte e barabartë me zero, dhe arriti në 3.61 në ato me ngarkesë virale të lartë (≥ 5x107 IU / ml). "Duket qartë se një program i organizuar për parandalimin e transmetimit vertikal të hepatitit B mund të jetë shumë efikas dhe gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se pas profilaksisë neonatale në përgjithësi nuk nevojiten ndërhyrje të tjera për të zvogëluar rrezikun në gratë që rezultojnë negative për antigjenin ose me ngarkesë virale të ulët, "përfundon Kubo.