gus162014
Pediatri: një e pesta e fëmijëve me kollë persistete ka pertussis
Sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal, një e pesta e fëmijëve të cilët në vizitën me mjekun paraqesin kollë persistente, kanë pertussis edhe pse shumica e tyre janë të vaksinuar.
"Para futjes në Britani të kontrolleve parashkollore në 2001, kolla e mirë zbulohej në pothuajse 40% të fëmijëve të moshës shkollore që merrnin kujdes primar për kollë të vazhdueshme", thotë
Kay Wang e
Nuffield Department of Primary Care Health Sciences e Universitetit të Oxfordit, duke na kujtuar se pertussis është një infeksion lehtësisht e transmetueshme që shkakton të vjella dhe kollë, por mund të çojë në komplikacione në fëmijët e pavaksinuar. "Në Britani fëmijët marrin ciklin e parë të imunizimeve kur janë dy, tre dhe katër muajsh ndjekur nga një përforcim në moshë parashkollore , pra tre vite pas ciklit të parë", vazhdon bashkëautorja e artikullit, duke vënë në dukje se në krahasim me normën e rritur tek adoleshentët, tek të rriturit nuk mund të flasim për ndryshime sinjifikative, prandaj në Britani nuk ka fushata imunizimi për këto grupmosha. Për të ecur më tej me argumentin studiuesit e udhëhequr nga Wang kanë verifikuar se infesioni ishte ende një shkak i madh i kollës së vazhdueshme në fëmijët e moshës shkollore, edhe pas futjes së vaksinimit parashkollor. Për ta bërë këtë, nga nëntori 2010 deri në dhjetor 2012 u rekrutuan 279 fëmijë nga 5 në 15 vjeç që kishin shkuar tek mjeku pediatër për shkak të kollës që persistonte për një periudhë 2-8 muaj.
Prania e një infeksioni nga pertussis të kohëve të fundit konfirmohej jo vetëm nga prania e simptomave por edhe nga testet laboratorike në 20% të fëmijëve midis të cilëve kishte edhe të vaksinuar. "Rreziku për pertusis ishte tre herë më e lartë në ata fëmijë të cilët ishin vaksinuar në moshën parashkollore dhe që tashmë kishin vite që nuk i nënshtroheshin vaksinimeve", vazhdon Wang, e cila shton: "Këto rezultate tregojnë se në Britani është e nevojshme të futet një fazë tjetër imunizimi kundër pertussis në adoleshentët".