Pediatri

shk182015

Dy lajme në trajtimin e HIV në moshën pediatrike

Kompania farmaceutike JANSSEN ka marrë aprovimin nga ana Komisionit Europian për një zgjatje të mëtejshme të treguesit të etravirinës tek fëmijët nga mosha 6 dhe 17 vjec në bashkangjitje me inhibitoët e proteazës, antiretroviralë të tjere dhe futjen e pezullimit oral të darunavir-it i cili thjeshtëson injetikimin e barit tek fëmijët. Në rastin e parë vendimi u mor në bazë të rezultateve të studimit "Plan", prova e parë e cila ka treguar efektshmëri dhe tolerancën e etravirinës në moshën pediatrike. Bari bën pjesë në familjen e Nnrt-eve, inhibitorët jo nukleosidike të transkriptazës së invertuar, një enzimë viroze e përfshirë në infeksion dhe në riprodhimin ndërqelizor në organizmin pritës. Doza ditore është 200 mg dy herë në ditë dhe doza 100 mg kërkonte deri tani 4 kompresa në ditë. Formulimi i ri tashmë prej 200 mg lejon përdorimin e vetëm dy pilulave në ditë, por jo vetëm kaq, fëmijët dhe personat me shqetësime të gëlltitjes mund ti shkrijnë kompresat në ujë, qumësht dhe lëng portokalli duke i shndërruar në solucione orale. 
Ndërsa në rastin e dytë, futja e terapisë antiretrovirale me inhibitorë te proteazës (Ip) në terapinë e infeksionit HIV në foshnjet, fëmijët dhe adoleshentët ka reduktuar morbiditetin dhe vdekshmërinë. Pezullimi oral i darunavir-it plotëson një nevojë të rëndësishme në trajtimin pediatric të HIV-it. Për ti siguruar këtyre fëmijeve të njëjtën standart cilësie të trajtimit për personat e rritur, është i disponueshëm nga ditët e sotme në Itali një formulim i ri te inhibitorit te proteazës: pezullimi oral 100mg/ml, i cili bashkangjitet me kompresa nga 600mg dhe 800 mg aktualisht në treg.

HIV Med. 2014 Oct;15(9):513-24. doi: 10.1111/hiv.12141. Epub 2014 Mar 3.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>