Pediatri

qer252015

Anestezia e përgjithshme në katër vitet e para të jetës lidhet me një defiçit të lehtë të aftësive gjuhësore

Tek fëmijët të cilët u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale me anestezi para moshës 4 vjeçare, testet e aftësive të kuptueshmërisë dhe nivelit të inteligjencës (QI) tregojnë rrezultate më të ulëta ndryshe nga fëmijët të cilët nuk i janë nënshtruar anestezisë. Këtë e thotë Barynia Backeljauw e "Children's Hospital of Cincinnati, Ohio" si dhe autore kryesore e një studimi të publikuar tek "Pediatrics" nga i cili del se pikët më të ulëta lidhen me një dendësi më të ulët të materie gri në degën ocipitale të trurit të vogël. "Këto të dhëna tregojnë se anestezia e përgjithshme për procedura klinike në fazat e para të fëmijërisë mund të lidhet me një reduktim afatgjatë të aftësive gjuhësore dhe njohëse, kështu si ndryshime volumetrike rajonale të strukturave cerebrale-, shkruajnë autorët mbasi kanë ekzaminuar një grup fëmijësh të shëndetshëm që kishin përfunduar një kurs gjuhe mes moshave 5 dhe 18 vjeç, duke krahasuar 53 subjekte të cilët i janë nënshtruar një kirurgjie me anestezi para moshës 4 vjeç me po aq bashkëmoshatarë të cilët nuk kishin pësuar asnjë anestezi. Në këtë mënyrë kërkuesit kanë zbuluar se fëmijët tek të cilët u ishin dhënë anestezikë, kishin një test për aftësi gjuhësore dhe inteligjence më të ulëta me 6 deri ne 6,4 pikë nga ata të cilët nuk ishin ekspozuar. "Duhet theksuar se të gjitha pikët e testeve ishin brënda normave për të dyja grupet, pavarësisht nga ekspozimi ndaj anestezisë-, shprehet kërkuesja duke theksuar se studimi nuk ishte i menduar për të kapur raste të tilla. Thënë ndryshe nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse diferencat neurokonjiktive varen nga shkaqe të tjera si gjëndja infiamatore shkaktuar nga ndërhyrja ose operacioni për shkak të patologjisë. "Por humbja e një pike të vetme të QI mund të reduktojë fitimet e një personi gjatë jetës edhe me shumën 18.000 dollarë dhe një rënie prej 5 deri në 6 pikë, siç është parë në këtë studim mund të interpretohet si një humbje prej 540 miliardë dollarë mes 6 milion fëmijëve të cilët pësojnë një procedurë kirurgjike çdo vit në SHBA-, vazhon Backeljauw, duke shpjeguar se këto rrezultate do të kofirmohen nga studime të mëtejshme. 
Pediatrics 2015. doi: 10.1542/peds.2014-3526


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>