kor302015
Vaksina anti-papiloma virus është e efektshme edhe me një dozë të vetme
Sipas një studimi te "The Lancet Oncology" një dozë e vetme e vaksinës antipapilomavirus njerëzor, "Cervarix" mund të mjaftojë për tu mbrojtur kundër dy llojeve të HPV, të cilët shkaktojnë kancerin qafës së uterit me shpeshmëri të lartë dhe dy doza të tjera, me një distancë me nga 6 muaj nga njëra tjetra, mbrojnë edhe nga lloje të tjera të HPV. "Cervarix është një vaksinë në formën e pijes kundër HPV i prodhuar nga GSK-, rikujton Cosette Wheeler, eksperte në diagnostikimin e papilomavirusit njerëzor dhe profesor në Departamentin e patologjive të Universitetit të "New Mexico" duke shpjeguar se kanceri i cervikales është një nga shkaqet kryesore të vdekjes onkologjike tek femrat në botë me një përhapje shumë të gjerë sidomos tek vëndet me të ardhura të ulëta-. HPV i llojit 16 shkakton gati 50% të tumoreve të qafës së uterusit, HPV 18 është shkaktar për një 20% të mëtejshëm dhe pjesa e mbetur varet nga 10 lloje të tjera të HPV. "Cervarix mbron kundër dy llojeve të HPV përkatësisht 16 dhe 18 por jo kundër llojeve të tjera të HPV-së ose kundër shkaqeve të tjera të kancerit të qafës së uterusit-, vazhdon më tej kërkuesja duke theksuar se vaksina përfshin 3 doza në gjashtë muaj por që në shumë vënde të botës shpesh është e pamundur që të sigurohen të gjitha. "Si rrjedhoje del se një vaksinë me efekt mbrojtës e marrë në një dozë të vetme ose të dyfishtë mund të jetë një hap i madh përpara në parandalimin botëror të kancerit cervikal-, vazhdon më tej Wheeler e cila bashkë me autorët e tjerë ka eksploruar efikasitetin e Cervarix duke u bazuar tek numri i dozave. Rezultatet e përfituara tregojnë se vaksina mbron nga HPV 16 dhe 18 edhe në një ose dy doza, gjithashtu vaksina mund të mbrojë edhe nga lloje të tjera të HPV me kusht që dozat e marra të kenë një distancë nga dy deri në gjashtë muaj nga njëra tjetra. Julia Brotherton e "National HPV Vaccination Program Register, East Melbourne, Australia" komenton në një artikull duke u shprehur "Nëse këto të dhëna do të konfermohen, do të hapet një mundësi e madhe për të shtrirë imunizimin për HPV te shumë më tepër persona nga ajo që do mendonim se do të ishte e mundur-, përfundon Brotherton.
Lancet Oncol. 2015. doi: 10.1016/S1470-2045(15)00047-9