gus12015
Tek adoleshentët obezë rritet rreziku i kancerit të kolon-rektus-it në moshë të mesme
Nëse janë obezë, adoleshentët meshkuj kanë më shumë se dyfishin e mundësisë për të zhvilluar kancerin e kolon-rektus-it në moshë të mësm në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të cilët kanë peshë normale trupore, kjo sipas një studimi të gjerë të publikuar te "Gut" një revistë e grupit BMJ. "Ky studim është një nga të paktët i cili vlerëson lidhjen mes masës trupore tek adoleshentët dhe kancerin kolorektal në moshë madhore duke u bazuar tek shkalla e inflamacionit sistemik e cila sigurohet me matjen e shpejtësisë së lëvizjes së gjakut (VES)-, thotë Elizabeth Kantor e departamentit të epidemologjisë te "Harvard School of Public Health of Boston, Massachusetts" duke theksuar se rezultatet e përftuara mund të jenë të rëndësishme jo vetëm për të renditur pacientët sipas rrezikut për tumor te kolon-rektus-it, por edhe për të kuptuar më mirë se si masa trupore dhe inflamacioni bashkëveprojnë me njëra tjetrën për të ndikuar mbi rrezikun e shfaqjes së tumorit. Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë lidhur masën trupore dhe shpejtësinë e lëvisjes së gjakut në 239.658 burra suedezë të cilët u janë nënshtruar ekzaminimeve klinike për rregjistrimin në ushtri mes moshave 16 dhe 20 vjeç, duke përjashtuar ata me precedent të sëmundjes inflamatore intestinale. Një informacion nga regjistri kombëtar i tumoreve ka lejuar që të konfirmohet se në grupin e studiuar janë zhvilluar 885 raste me tumor kolorektal gjatë një vëzhgimi 35 vjeçar. Me analizën e zhvilluar kërkuesit kanë zbuluar se adoleshentët mbipeshë ose me BMI midis 27.5 dhe 30 kg/m2 kishin një rrezik për kancer të kolon rektusit 2.08 herë më të lartë në krahasim me bashëmoshatarët me një BMI normal mes 18.5 dhe 25. Lidhja është akoma me e dukshme tek personat obezë ose tek ato subjekte me BMI mbi 30, tek të cilët rreziku i këtij tumori në moshë të mesme ishte 2,38. Kërkuesit kanë zbuluar edhe se adoleshentët me një shpejtësi të eritrosedimentimit të lartë kishin 63% mundësi më shumë për të zhvilluar tumorin kolorektal në moshë madhore ndryshe nga bashkëmoshatarët me (VES) normal. Autorët hipotizojnë gjithsesi se lidhja mes masës trupore dhe rrezikut të tumorit të kolon-rektus-it në moshën e mesme të adoleshentëve obezë lidhet me përparimin e eritrosedimentimit, ndërsa mund të varet edhe nga faktorë të tjerë si insulina, leptina ose hormone steroide.
Gut. 2015. doi: 10.1136/gutjnl-2014-309007