Pediatri

gus52015

Autizmi, zbulohet një komponent domethënës gjenetik

Një studim anglez i publikuar tek "Jama psychiatry" ka vërejtur një lidhje domethënëse midis ndikimeve gjenetike dhe pranisë së shqetësimeve të spektrit autik. Beata Tick dhe kolegët e saj të "King's college of London" kanë ekzaminuar të gjitha çiftet e binjakëve të cilët kanë lindur mes viteve 1994 dhe 1996 në Angli dhe në Galles. Mbi 7000 çifte binjakësh janë vlerësuar me përdorimin e disa pajisjeve për ekzaminimin e simptomave: "Childhood autism spectrum test" 6.423 çifte, "Development and well-being assessment" 359 çifte, "Autism diagnostic observation schedule" 203 çifte. Autorët kanë vënë re se për të gjitha masat e shqetësimit të spektrit autik (Asd) lidhjet midis binjakëve homozigotë ishin më të larta se binjakët heterozigotë dhe kanë sjellë prejardhjen e trashgimisë  midis 56 dhe 95%. Këto analiza theksojnë rëndësinë e faktorëve gjenetikë për ASD bashkë më me ndikimin a faktorëve ambiental mes vëllezërve nga e njëjta familje. Deri më tani një pjesë e madhe e studimeve të cilët kanë vënë re një ndikim gjenetik bazoheshin te kampionë individësh të cilët mund të kenë lënë mbas dore përsona me simptoma më të qarta dhe si pasoja nuk janë përfaqësues te popullsisë së përgjithshme. "Mund të themi se dobësia ndaj Asd është një manifestim i autizmit tek binjakët e Mbretërisë së Bashkuar në moshën 8 ose më shumë vjeç dhe kjo vjen nga ndikime gjenetike të dukshme dhe ndikime ambientale jo të ndara- shkruajnë autorët.

Jama Psychiatry. Published online March 04, 2015. doi:10.1001/jamapsychiatry.2014.3028


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>