Pediatri

pri72016

Udhëzues të rinj për fibrozën cistike në moshë parashkollore

Fondacioni i Fibrozës Cistike në SHBA ka promovuar në revistën "Pediatrics", publikimin e udhëzuesve të rinj për trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike në moshë nga 2 deri në 5 vjeç, për të cilët mungonin indikacione të qarta. Udhëzuesit e rinj të hartuar nga një grup multidisiplinor mbi bazën e provave më të mira të literaturës dhe të prezantuara në një artikull me autor të parë Thomas Lahiri nga Universiteti i Burlington në Vermont, i drejtohen pediatërve të familjes dhe specialistëve të fibrozës cistike. Ndër rekomandimet kyç figuron futja në kalendarin e vaksinimeve të zakonshme, e vaksinës së pneumokokut polisakarid, 8 javë pas dozës së fundit të vaksinës së pneumokokut të konjuguar, përveç vaksinimeve antigripale dhe një rishikimi të përgjithshëm të instrumenteve të monitorimit në disa prej të cilëve literatura nuk ka mundësuar elementë të mjaftueshëm. Edhe në aspektin e armamentariumit terapeutik, ushqyerjes, sjelljes dhe kurave gastrointestinale, testi mundëson në jo më pak se 27 faqe, shumë udhëzime të dobishme.
"Këta udhëzues kanë të bëjnë me një periudhë të rëndësishme të jetës së fëmijëve me fibrozë cistike", komenton në "Journal Watch" F. Bruder Stapleton, drejtor i Departamentit të Pediatrisë në Universitetin e Seattle. "Në përgjithësi, rekomandimet nuk janë shumë të ndryshëm nga ato ndaj pacientëve në gjendje më të rëndë. Temat e të ushqyerit janë veçanërisht të detajuara në këta udhëzues". Në fund jep dhe një ogur: "Uroj që tomografitë e kompjuterizuara të toraksit mos të përdoren shpesh si alternativë e radiografisë së toraksit".


Pediatrics 23 March 2016 doi: 10.1542/peds.2015-1784
http://dx.doi.org/10.1542/peds.2015-1784


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>