Pediatri

qer262017

Apendiciti akut, menaxhim i mundshëm pa operacion

tags: Operacion

Pacientët në moshë pediatrike që kanë pasur një menaxhim pa operim të apendicitit të pakomplikuar, i janë drejtuar më shpesh urgjencës dhe kanë pasur më shumë shtrime në spital, krahasuar me ata që janë menaxhuar me operacion në vizitën e parë. Dhe sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Pediatrics" një pjesë e madhe e këtyre pacientëve në fund i janë nënshtruar apendektomisë.
"Kemi asistuar ndaj një rritje domethënëse të menaxhimit jo operator të apendicitit pediatrik të pakomplikuar për një periudhë 4-vjeçare, - shprehet autori kryesor i studimit, Richard Bachur nga Emergency Medicine në Boston Children's Hospital and Harvard Medical School në Boston. - Ky lloj menaxhimi duket se premton për mirë, por mbetet pak i studiuar dhe mund të çojë në një shtim të përdorimit të burimeve". Kërkuesit kanë analizuar në mënyrë retrospektive të dhënat administrative të 45 spitaleve pediatrike amerikane dhe kanë evidentuar pacientë me moshë nën 19 vjeç që janë paraqitur në urgjencë me apendicit midis viteve 2010 dhe 2016. Menaxhimi jo operator është përkufizuar si një vizitë në urgjencë për apendicitin e pakomplikuar të trajtuar me antibiotikë dhe mungesë të apendekomisë në vizitën e parë. Nga 99.001 fëmijë me apendicit, 66% kanë marrë një diagnozë të apendicitit të paperforuar dhe nga këta 6% është trajtuar në mënyrë jo operatore. Gjatë periudhës së follow-up prej 12 muajsh këta pacientë kishin më shumë gjasa të kryenin ekzaminime me imaging të avancuar, vizita në urgjencë dhe shtrime në spital dhe 46% e tyre ka kryer më pas apendektomi.
"Menaxhimi jo operator i apendicitit po rritet dhe mund të kërkojë një përdorim më të madh të burimeve. Norma e dështimit afatshkurtër dhe afatgjatë nuk duhet të lihet pas dore dhe mund të jetë më e madhr nga sa është parashikuar" shkruan Charles Snyder nga Departament of Surgery në Children's Mercy Hospital në Kansas City në një editorial shoqërues. "Identifikimi i nëngrupeve në të cilat është më e mundshme që menaxhimi jo operator të ketë sukses bëhet tashmë i nevojshëm, ndërsa studimet e kontrolluara të randomizuara që po vazhdojnë mbeten mjeti më i përshtatshëm për vlerësimin e dobisë dhe efikasitetit të kësaj qasje" përfundon autori.

 

Pediatrics 2017, e20170048; DOI: 10.1542/peds.2017-0048 http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2017/05/31/peds.2017-0048

Pediatrics 2017, e20171232; DOI: 10.1542/peds.2017-1232 http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2017/05/31/peds.2017-1232


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>