Pediatri

nën242017

Alergjia ndaj penicilinës mbivlerësohet, ja rastet

Fëmijët me risk të ulët për alergji ndaj penicilinës, të klasifikuar sipas një pyetësori të kryer në urgjencën pediatrike, kanë rezultuar të gjithë negativë ndaj testit efektiv për të njëjtën alergji, sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics".

"Edhe pse shumë fëmijë paraqiten në urgjencën pediatrike me shenja alergjie ndaj penicilinës të referuara nga prindërit, pjesa më e madhe e këtyre simptomave përbën një risk të ulët për një reaksion të vërtetë alergjik ndaj barit, - shprehet autori kryesor i studimit David Vyles nga Medical College of Wisconsin në Milwauke. - Megjithatë, meqë mjekët e urgjencës pediatrike nuk mund të diagnostikojnë në mënyrrë të sigurt dhe të shpejtë një alergji reale ndaj penicilinës, shumë fëmijë nuk e marrin antibiotikun optimal për trajtim, për shkak të një diagnoze të gabuar", shton autori.

Diagnoza optimale e alergjisë ndaj penicilinës përfshin një proces testimi të gjatë dhe të bezdisshëm me tre nivele dhe kërkuesit janë përpjekur që të përcaktojnë nëse një pyetësor për klasifikimin e riskut të alergjisë mund të identifikojë një popullatë fëmijësh me risk të ulët.

Kërkuesit jua drejtuan pyetësorin mbi alergjinë ndaj penicilinës prindërve të 597 fëmijëve dhe adoleshentëve me moshë mes 3.5 - 18 vjeç, që u paraqitën në urgjencën pediatrike dhe sinjalizuan simptoma të alergjisë ndaj penicilinës te fëmijët e tyre. Kërkuesit i kategorizuan reaksionet e referuara si me risk të ulët kur nuk kishte një probabilitet për të implikuar një reaksion të rëndë ndërmjetësuar nga Ig-E ose nga qelizat T. Ndërsa klasifikuan reaksione si me risk të lartë kur kishte reksione të ndërmjetësuara nga IgE si simptomat respiratore apo kardiovaskulare; ose nga qelizat T si reaksioni kutan bulloz që përfaqëson një risk të lartë klinik për reaksione të mëtejshme nga penicilina.

Simptomat më të zakonshme të alergjisë të referuara nga prindërit kanë qenë puçrrat në 97% të rasteve dhe pruriti në 63% të rasteve. Në total 100 (33.1%) nga fëmijët me risk të ulët iu nënshtruan testit për alergjinë dhe kërkuesit zbuluan se të 100 fëmijët patën rezultate negative ndaj një testi të tillë pas plotësimit të tre niveleve. "Përdorimi i këtij pyetësori në urgjencën pediatrike mund të lehtësojë përdorimin e penicilinës si antibiotik i zgjedhjes së parë" përfundojnë autorët.

 

Pediatrics. 2017. doi: 10.1542/peds.2017-0471
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28674112


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>