Pediatri

pri122018

Vaksina bivalente kundër meningokokut B, rezulton e sigurt dhe efikase

Një vaksinë bivalente për meningokokun B që ka si objektiv, proteinën që lidh faktorin H (MenB-FHbp) ka shkaktuar reagime baktericide kundër disa llojeve të meningokokut B, pas dy dhe tre dozave mbi adoleshentët dhe të rriturit e rinj, sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine".

"MenB-FHbp është një vaksinë për meningokokun B që ka shfaqur siguri dhe imunogjenicitet kundër çepeve të ndryshme të meningokokut të grupit B. Ne i kemi vlerësuar cilësitë e saj mbi 3.596 adoleshentë 10-18 vjeç, që janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë MenB-FHbp ose vaksinën kundër virusit të hepatitit A me solucion salin dhe të 3.304 të rinjve të rritur 18-25 vjeç, përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë MenB-FHbp ose solucion salin bazë, në dy dhe në gjashtë muaj", shpjegon Lars Ostergaard (Spitali Universitar "Aarhus", Danimarkë), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar imunogjenicitetin në baktericidë serumi që përfshinin hSBA-në dhe kanë zbuluar se përqindja e adoleshentëve që paraqisnin një shtim të titullit hSBA të një faktori në katër ose më shumë kundër çdo çepi primar, varionte nga 56,0% në 85,3% pas dozës së dytë dhe nga 78,8% në 90,2% pas dozës së tretë, në popullsinë e modifikuar me qëllim trajtimin (intention-to-treat). Për të rinjtë e rritur, përqindjet varionin nga 54,6% në 85,6% pas dozës së dytë dhe nga 78,9% në 89,7%, pas dozës së tretë.

Përgjigjet e përbëra pas dozës së dytë dhe të tretë ishin 53.7% dhe 82.7% respektivisht tek adoleshentët dhe 63.3% dhe 84.5%, te të rriturit e rinj. "Të dhënat tona konfirmojnë se MenB-FHbp është i sigurt dhe imunogjenik pas dozës së dytë dhe të tretë. Sa iu përket efekteve të padëshiruara, vaksina është shoqëruar me më shumë reaksione në vendin e injektimit, krahasuar me vaksinën e hepatitit A dhe solucionin salin", përfundojnë autorët.
Disa studiues kanë bërë të qarta lidhjet financiare me kompanitë farmaceutike, përfshirë Pfizerin, e cila financoi studimin. Disa kanë raportuar madje edhe se zotërojnë patentat ose janë në pritje të marrjes së tyre.

 

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1614474
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1614474


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>