Pediatri

kor162018

Refluksi gastroezofageal te të lindurit e parakohshëm. Publikohen udhëzimet e reja

Komiteti mbi Fetusin dhe të Sapolindurin në Akademinë Amerikane të Pediatrisë (AAP) ka firmosur një dokument që ka të bëjë me diagnostikimin dhe menaxhimin e refluksit gastroezofageal (GER) te të lindurit e parakohshëm. Ekspertët, të koordinuar nga Eric Eichenwald (Shkolla e Mjekësisë "Perelman" në Filadelfia), shpjegojnë se GER-i është një kusht normal i zhvillimit, zakonisht josimptomatik, që në përgjithësi zgjidhet vetë, kur fëmija i parakohshëm rritet.

"GER-i, një patologji në të cilën përbërja gastrike rikthehet në ezofag, është thuajse gjithnjë e pranishme te të lindurit para kohe", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se zgjidhja spontane me rritjen e të sapolindurit e bën shpesh trajtimin të panevojshëm.

"Mekanizmi kryesor është relaksimi kalimtar i sfinkterit të poshtëm të ezofagut", thotë neonatologu, duke saktësuar se faktorët kryesorë shpërthyes janë pozicioni i trupit dhe vëllimi i madh i lëngjeve të stomakut. "Pjesa më e madhe e episodeve të GER-it te të lindurit e parakohshëm janë vetëm lehtësisht acide, sepse pH gastrik, rrallë ndodh të jetë më i ulët se 4 dhe, në kombinim me një ekspozim të vazhdueshëm ndaj qumështit, ky aciditet i ulët nuk është në gjendje ta dëmtojë mukozën e poshtme të ezofagut", thuhet në dokumentin e AAP-së.

Sipas ekspertëve, metoda diagnostikuese më e përshtatshme është impedensiometria intraluminal shumëkanalëshe (MII), shpesh e lidhur me studimin e pH.

"MII-ja gjurmon lëvizjen e lëngjeve, të ngurtave e ajrit dhe mund të tregojë nëse një flluskë fluide lëviz përpara me gëlltitjen, apo pas, apo nëse shtyhet nga refluksi dhe ajo çka është lart në ezofag", thotë Eichenwald, duke shtuar se vetëm matja e pH të ezofagut të poshtëm nuk është e besueshme.

Ekspertët përfundojnë: "Një diagnozë korrekte e GER-it te fëmijët me moshë postmenstruale më të madhe se 32 javë, kërkon matje të ndjekura në gjumë në pozicionin shtrirë, në një sipërfaqe të sheshtë dhe të palëvizshme, pa pajisje për mbajtjen e kokës, të cilat duhen bërë para se fëmija të dalë prej spitalit".

 


Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-1061
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29915158


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>