gus132018
Infeksionet. Shpeshtësia në fëmijëri, shpjegohet edhe me rrezikun mjedisor
Në tre vitet e para të jetës, fëmijët përballen me rreth 14 infeksione me një përhapje shumë të ndryshueshme, që vetëm pjesërisht mund të shpjegohen nga faktorët e rrezikut mjedisor.
"Kjo nxjerr në pah rëndësinë e karakteristikave individuale në secilin subjekt", konfirmon Hans Bisgaard (Universiteti i Kopenhagenit në Danimarkë), koordinator i një studimi të publikuar në "Pediatrics". "Veçanërisht në 3 vitet e para të jetës, fëmijët eksperimentojnë shumë episode infektive dhe ndonëse këto infeksione janë shumë rrallë fatale në vendet e industrializuara, ndikimi i tyre mbi shëndetin në fëmijëri është i konsiderueshëm, në kuptimin e normave të shtrimit në spital, cilësisë së jetës, barrës ekonomike që rëndon mbi shoqërinë për shkak të asistencës shëndetësore, mungesës në punë të prindërve dhe infeksioneve dytësore të prindërve dhe të vëllezërve e motrave", shkruajnë kërkuesit, të cilët, për t'u thelluar në këtë argument, kanë analizuar përhapjen dhe faktorët e rrezikut të infeksioneve në fëmijërinë e hershme.
"Infeksionet janë zbuluar gjatë 3 viteve të para të jetës në kohorten që ka marrë pjesë në studimin COPSAC2000 (Copenhagen Prospective Studies on Asthma in Childhood 2000) dhe ekspozimet mjedisore janë vlerësuar nga një analizë e thelluar statistikore", shpjegon Bisgaardi.
Nga të dhënat del se 334 fëmijët që morën pjesë, kishin patur një mesatare prej 14 episodesh infektive nga 0-3 vjeç. Norma e përgjithshme e infeksioneve, në veçanti e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, është lidhur si me një numër fëmijësh të regjistruar në kopshte e çerdhe, ashtu edhe nga numri i metrave katrorë në dispozicion për secilin fëmijë, ndërkohë që infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë ngushtësisht të lidhura me prerjet cezariane, duhanpirjen e nënës, me numrin e vëllezërve më të mëdhenj dhe moshën e hyrjes në kopsht. Në fund, analiza e faktorëve kryesorë të rrezikut mjedisor ka zbuluar një rol domethënës të ekspozimit ndaj tymit të duhanit, nga kushtet shoqërore dhe nga kafshët shtëpiake.
"Megjithatë, këta faktorë shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël, 8,4% të variacioneve të përhapjes së infeksioneve, duke sugjeruar rëndësinë e karakteristikave individuale të secilit subjekt", përfundojnë autorët.
Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2017-0933
https://dx.doi.org/10.1542/peds.2017-0933