Pediatri

sht262018

Flenë më mirë foshnjat që i nisin më shpejt ushqimet e ngurta

Fëmijët që në moshën 4-muajshe nisin të hanë ushqime të forta, flenë më mirë se bashkëmoshatarët e tyre të ushqyer me gji deri në moshën 6-muajshe. Ky është konkluzioni i një analize post-hoc të sapopublikuar në "JAMA Pediatrics" mbi të dhënat e Inquiring About Tolerance (EAT), një studim i publikuar në vitin 2016, me 1.303 fëmijë.

"EAT-i synonte verifikimin e lehtësisë me të cilën mund të futen ushqimet e forta te foshnjat e ushqyera me gji. Rezultatet tregojnë se sasi të vogla të ushqimeve alergjike që merren që nga 4 muajt e parë të jetës, ndihmojnë në reduktimin e alergjisë ushqimore", konfirmon autori kryesor Michael Perkin (Spitali "St. George" i Londrës), duke shtuar se një përfitim i fundit mund të jetë përmirësimi i cilësisë së gjumit.

Për të qartësuar këtë çështje, kërkuesit kanë krahasuar gjumin fëmijëror dhe cilësinë e jetës së nënës te pjesëmarrësit në studimin EAT. Të lindurit e grupit të ushqimit të hershëm, i kanë nisur ushqimet e ngurta rreth javës së 16-të, mesatarisht, përkundër 23 javëve në grupin e ushqimit standard. Nga të dhënat e mbledhura, del se pas pesë muajsh, fëmijët e ushqyer me ushqime të forta, flinin më gjatë sesa bashkëmoshatarët e tyre të ushqyer ekskluzivisht me gji në tremujorin e parë të jetës.

Dallimi arriti kulmin në gjashtë muaj, me grupin e ushqimit të hershëm, që flinte mesatarisht për gati 17 minuta më shumë dhe vazhdoi pas ditëlindjes së parë. Por jo vetëm kaq; fëmijët që i kishin filluar më herët ushqimet e ngurta, treguan një normë zgjimi 9% më të ulët sesa kontrollet. "Kur zgjimet e shpeshta të një fëmije gjatë natës, shkaktojnë shqetësim dhe ankth, ndoshta ka ardhur momenti për të filluar me ushqimet e ngurta", vazhdon hulumtuesi, duke kujtuar ende rolin qendror të pediatrit të familjes: një ndryshim i të ushqyerit shumë herët jo vetëm që mund t'i dëmtoj për foshnjat të cilat ende nuk janë gati të përtypin dhe gëlltisin, por mund të shkaktojnë edhe heqjen e hershme të gjirit, duke zvogëluar përfitimet e ushqyerjes me gji.

"Në pritje të konfirmimeve të mëtejshme, këto rezultate sugjerojnë se të ushqyerit e foshnjave me ushqim të ngurtë i ndihmon ato të flenë më mirë", përfundojnë autorët.

 

JAMA Pediatr. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.0739
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29987321


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>