Pediatri

nën82018

Integrimi prenatal i mikronutrientëve, mundësi për parandalimin e sëmundjeve psikiatrike

Një rishikim sistematik i publikuar në "American Journal of Psychiatry" ka dalë në përfundimin se shtesat e mikroelementeve në periudhën para lindjes, duhet të konsiderohen si hapa efektivë të uljes së rrezikut për sëmundje psikiatrike ose të tjera në të ardhmen.

"Ky dokument është i vetmi rishikim i plotë i shtojcave kryesore të mikronutrientëve që ndikojnë në rezultatet e sjelljes", thotë autori kryesor Robert Freedman (Universiteti i Kolorados). Hulumtuesit janë fokusuar në 45 studime, mes të cilëve, katër kanë qenë studime për acidin folik, 17 në lidhje me acidet yndyrore Omega3, nëntë për fosfatidilcolinen dhe 15 për vitaminat A dhe D. Ata kanë vlerësuar efektet e integrimit të mikronutrientëve para lindjes në zhvillimin emocional në fëmijëri dhe në sëmundjet mendore më vonë. Rezultatet kanë treguar se acidi folik sjell përfitime për zhvillimin e trurit të fetusit dhe për sjelljen dhe konjicionin e mëvonshëm, por nuk ka patur në mënyrë specifike efekte parandaluese të skizofrenisë. Acidet yndyrore omega-3 kanë rritur rrezikun e skizofrenisë dhe, në mënyrë modeste, edhe simptomat e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit në fëmijëri, por gjithashtu substancialisht kanë ulur rrezikun e lindjes së parakohshme dhe të problemeve respiratore.

Fosfatidilkolina është studiuar në mënyrë perspektive dhe në përgjithësi ka treguar se ka nxitur zhvillimin e trurit të fetusit dhe ka ndikim në sjelljen në fëmijëri, por nuk janë kryer studime epidemiologjike retrospektive. Nivelet e serumit të vitaminave A dhe D duket se nxisin zhvillimin e trurit dhe ulin rrezikun e skizofrenisë, por toksiciteti i tyre potencial kufizon përdorimin.

Hulumtuesit theksojnë se nuk ekziston një ndërhyrje e vetme prenatale që të jetë në gjendje të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve mendore te të gjithë individët dhe se do të nevojiten programe të reja kërkimore me ndjekje më të gjatë, nga fazat e zhvillimit deri në fëmijëri dhe në moshën e rritur. "Nuk ka gjasa që nëna të marrë nivele plotësisht efektive të lëndëve ushqyese që aktualisht janë studiuar vetëm nga dieta. Nga ana tjetër, efektet e padëshiruara të shtojcave janë të pakta në doza të studiuara, por do të ishte e parakohshme të konstatohej se ato nuk ekzistojnë", përfundojnë hulumtuesit.

 

Am J Psychiatry. 2018. doi: 10.1176/appi.ajp.2018.17070836
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29558816


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>