Kardiologji

qer192023

Korrelacioni i mundshëm midis marrjes së omega-3 dhe dislipidemisë. Të dhënat e reja

Marrja e kombinuar e acideve yndyrore omega-3 ul pothuajse në mënyrë lineare trigliceridet dhe kolesterolin jo-HDL, duke ofruar kështu prova që mbështesin teorinë se omega-3 ndihmon në parandalimin kardiovaskular. Në këtë përfundim ka arritur një metaanalizë e publikuar në  JAMA dhe e nënshkruar nga Tianjiao Wang nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Makao, Kinë dhe kolegët e tij.

"Vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD) u rritën me gati 20% nga viti 2010 në 2020, dhe midis 2015 dhe 2018, vetëm në SHBA, prevalenca e dislipidemisë, e përcaktuar nga vlerat totale të kolesterolit ≥200 mg/dL, LDL ≥ 1 kolesterol mg/dL, trigliceridet ≥150  mg/dL, ose kolesteroli HDL <40  mg/dL, varionin nga 17-38%", shkruajnë autorët, duke theksuar se studimet e mëparshme nuk kanë ofruar prova përfundimtare mbi përdorimin e acideve yndyrore omega-3 për të ulur lipidet e gjakut dhe për të parandaluar ngjarjet aterosklerotike kardiovaskulare. "Dhe, gjithashtu lidhja midis dozës së omega-3 dhe reagimit parandalues vazhdon të mbetet e papërcaktuar", shpjegon studiuesi, i cili, bashkë me kolegët, pasi u kosultuan me bazat e të dhënave PubMed dhe EMBASE për artikujt e botuar para qershorit 2022, përzgjodhën 90 studime të kontrolluar me përzgjedhje rastësore për një madhësi të përgjithshme kampioni prej 72,598 pjesëmarrësish, për të studiuar lidhjen dozë-përgjigje midis marrjes ditore të acideve yndyrore omega-3 (acidi dokosaheksaenoik, acidi eikosapentaenoik, ose të dy) dhe ndryshimeve në lipidet e gjakut.

Në ekuilibër, u shfaq një marrëdhënie afërsisht lineare dozë-përgjigje midis marrjes së omega-3 dhe reduktimit të triglicerideve dhe kolesterolit jo-HDL në popullatën e përgjithshme, veçanërisht në subjektet me hiperlipidemi dhe mbipeshë/obezitet. Ky korrelacion i anasjelltë ishte më i dukshëm te pjesëmarrësit e trajtuar me barna për uljen e lipideve", vazhdon Wang, duke shpjeguar se rezultatet e analizës dozë-përgjigje rekomandojnë marrjen e më shumë se 2 g acide yndyrore omega-3 në ditë, duke pasur parasysh se studimet e mëparshme tregojnë se plotësimi me doza më të mëdha se 1 g në ditë çon në reduktim të kufizuar si të rrezikut kardiovaskular, ashtu edhe të ngjarjeve të mëdha vaskulare dhe të vdekshmërisë aterosklerotike. Në anën tjetër, pacientët me hipertrigliceridemi të trajtuar me doza të larta të etilit ikosapent kanë më pak mundësi të zhvillojnë ngjarje ishemike, duke përfshirë edhe vdekjen nga CVD-të.

"Këto rezultate premtuese hapin rrugën për studime të mëtejshme për të shqyrtuar fuqinë e plotësimit me acid dokosaheksaenoik, acid eikosapentaenoik, ose të dy në parandalimin kardiovaskular", përfundojnë studiuesit.

 

JAMA 2023. Doi: 10.1161/JAHA.123.029512
https://doi.org/10.1161/JAHA.123.029512


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>