Pediatri

jan102019

Avantazhet e barnave me përdorim lokal, në venipunkturën e foshnjave

tags: foshnja

Aplikimi i kremit EMLA (Eutectic Mixture of Lidocaine) ka treguar përfitime minimale në drejtim të  reduktimit të dhimbjes (në krahasim me placebon) në rastin e procedurës së venipunkturës te foshnjat më të vogla se 3-muajshe dhe asnjë avantazh në krahasim me sakarozën dhe ushqyerjen me gji, sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics". Por, jo vetëm kaq. Përdorimi i këtij bari lokal ka shkaktuar një rritje të niveleve të metahemoglobinës dhe zbehje të lëkurës.

"Përdorimi i EMLA-s te foshnjat dhe fëmijët është studiuar shumë në njëzet vitet e fundit dhe ka prova që AMLA është një anestetik efikas për venipunkturën te foshnjat me moshë më të madhe se 3-muajshe dhe te fëmijët. Megjithatë, përdorimi i saj te fëmijët me moshë më të vogël se 3-muajshe për venipunkturën, ka sjellë konkluzione kundërshtuese. Përveç kësaj, me përdorimin e këtij produkti, fëmijët e vegjël mund të jenë në risk për metahemoglobinë. Pra, kemi dashur të përcaktojmë efikasitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të popullsisë, duke vlerësuar edhe variacionin e variablave fiziologjikë dhe ndikimin mbi metahemoglobineminë, në krahasim me ndërhyrjet jo farmakologjike, në drejtim të reduktimit të dhimbjes", shpjegon Shaneela Shahid (McMaster University në Hamilton, Kanada), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar dhjetë studime me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, në një total prej 907 fëmijësh. Nga analiza e të dhënave ka dalë se kremi EMLA ka pak ose aspak efekt në reduktimin e dhimbjes (diferenca mesatare e standardizuar 0,14) në studimet me prova të cilësisë së moderuar, kur është krahasuar me sakarozën, ushqyerjen me gji, ose placebon. E krahasuar me placebon, EMLA ka zbuluar një efekt të vogël apo të moderuar mbi rritjen e niveleve të metahemoglobinës (diferenca mesatare 0,35), në studime me prova me cilësi të ulët. Është vënë re edhe një rritje e riskut për zbehjen e lëkurës në grupin e trajtuar me EMLA (risku relativ, 2,63) në studime me prova të cilësisë shumë të ulët. Autorët theksojnë se rezultatet e tyre mund të mos aplikohen te fëmijët me moshë më të madhe.

 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1173
https://doi.org/10.1542/peds.2018-1173


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>