Pediatri

shk72019

Akademia Amerikane e Pediatrisë: Ja, lodrat më të mira për fëmijët e vegjël

Lodrat më të mira për fëmijët nuk janë konsolat elektronike dhe pajisjet dixhitale, por ato praktike të dikurshme, si kubat për ndërtim, pazëllat apo kutitë e kartonit, me të cilat fëmijët mund të luajnë së bashku me prindërit e tyre, me imagjinatë dhe kreativitet.

"Ndryshe nga një lodër super teknologjike, një kuti e thjeshtë kartoni mund të përdoret për t'u modeluar ose për t'u shndërruar në shtëpi", shprehet Alan Mendelsohn, pediatër në "NYU Langone Health" në Nju Jork dhe bashkautor i Akademisë Amerikane të Pediatrisë, mbi përzgjedhjen e lodrave për fëmijët deri në moshën 5-vjeçare. "Shumë prindër ngacmohen nga reklamat që përshkruajnë lojëra në pajisje elektronike, si stimuluese për zhvillimin konjitiv, por pak studime e mbështesin këtë hipotezë. Me fjalë të tjera, lodrat ideale nuk janë më të shtrenjta ose të lëvizshme, por të thjeshta. Sipas ekspertëve të AAP-së, përdorimi i vazhdueshëm i medieve elektronike, jo vetëm pengon zhvillimin e gjuhës te fëmijët, por edhe i çon ata drejt obezitetit.

"Sipas të dhënave tona, më shumë se 90% e fëmijëve në SHBA, përdorin pajisje mobile dhe pjesa më e madhe ka nisur t'i përdorë para se të bënte një vjeç", shkruajnë autorët, duke shtuar se koha e përgjithshme e kaluar para një kompjuteri dhe televizori nuk duhet ta kalojë një orë në ditë, në moshën 2-vjeçare.

"Pak kohë e kaluar para ekranit, zor se mund të dëmtojë, sidomos nëse fëmija është i zënë me aktivitete të tjera", thotë Mendelsohn-i, duke saktësuar se qëndrimi i vazhdueshëm para një videoje mund t'i trullosë fëmijët e vegjël dhe është e vështirë ta kufizosh dhe kontrollosh.

"Videolojërat dhe lodrat elektronike duhen përdorur me masë. Fëmijët kanë nevojë për mundësi të tjera socializimi për të ndërvepruar me ambientin e tyre në mënyrë praktike edhe nëpërmjet prekjes", përfundon Mendelsohn-i, duke shtuar se faqja ueb e AAP-së ofron shumë sugjerime mbi lodrat ideale për fëmijët e vegjël, siç janë topat, pazëllat, librat për ngjyrosje dhe lojërat prej kartoni.


Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-3348
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30509931


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>