Pediatri

kor182019

Vaksina kundër lisë, mbron edhe nga herpes zosteri pediatrik

Fëmijët e vaksinuar kundër lisë së dhenve janë më pak të rrezikuar nga herpesi sesa fëmijët e pavaksinuar. Ky është rezultat i një studimi amerikan të botuar në "Pediatrics". "Me këtë studim, përforcojmë idenë e përfitimit nga vaksinimi rutinë kundër lisë së dhenve në parandalimin e herpes zosterit pediatrik", thotë autorja kryesore, Sheila Weinmann (Qendra për Kërkime Shëndetësore, SHBA).
Vaksina e varicelës u bë pjesë e vaksinimeve rutinë në SHBA, në vitin 1996. Që atëherë, disa studime kanë raportuar një rënie të incidencës së herpes zosterit në moshë pediatrike, por në shkallë të ndryshme, sipas popullatës së përfshirë. "Ne e konsideruam të rëndësishme të shqyrtonim incidencën e herpesit në përgjithësi dhe në nëngrupe, në një popullsi më të madhe pediatrike", thuhet në artikull.

Për këtë qëllim, janë marrë të dhënat e 6 organizatave shëndetësore amerikane mbi pothuajse 6.4 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 0-17 vjeç, në periudhën 2003-2014. Gjysma e pjesëmarrësve të përfshirë ishin vaksinuar kundër lisë së dhenve. Gjatë 12 viteve të ndjekjes, shkalla e përgjithshme e incidenteve të herpesit ishte 74 për 100,000 vite/njerëz. Shkalla e incidencës ra në 38 për 100,000 vite/njerëz, kur analizat u kufizuan te subjektet e vaksinuara dhe u rrit, duke shkuar në 170 për 100,000 vite/njerëz, në rastin e të pavaksinuarve. Kjo do të thotë se shkalla e incidencës së herpesit mes të vaksinuarve ishte 78% më e ulët, krahasuar me të pavaksinuarit.

Për më tepër, incidenca u zvogëlua gjatë viteve të studimit, duke arritur në më pak se 72% në vitin 2014. Në një koment, Anne Gershon (Universiteti i Kolumbias) shpjegon përfitimin e dyfishtë të vaksinës, e cila mbron jo vetëm nga lia e dhenve, por edhe nga herpesi. Sot ka pak hezitim në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, gjë që ngre shqetësime për ata që nuk mund të vaksinohen. "Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t'u siguruar që të gjithë fëmijët të vaksinohen, që të mbrojmë popullatën nga virusi i varicela zosterit", përfundon Gershoni.


Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-2917
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31182552

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-3561
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31182550


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>