jan242020
Sëmundjet pneumokokale: Fëmijët me astmë, janë më të rrezikuarit
Sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics", pavarësisht hyrjes së vaksinave antipneumokok, fëmijët e prekur nga astma janë ende para rrezikut madhor për sëmundje pneumokokale invazive (IPD) dhe pneumoni, krahasuar me fëmijët pa sëmundje respiratore. "Studime të ndryshme tregojnë një rrezik më të lartë te pacientët me astmë, sëmundja më e zakonshme kronike e fëmijërisë", shpjegojnë autorët që, të udhëhequr nga Jose Castro-Rodriguez (Pontificia Universidad Católica, Kili), kanë provat aktuale mbi rrezikun për IPD dhe pneumoni te fëmijët me astmë, pas futjes së vaksinës së konjuguar pneumokokale (PCV).
Në Shtetet e Bashkuara, vaksina 7-valente (PCV7) e prezantuar në vitin 2000, është zëvendësuar në vitin 2010 nga ajo 13-valente (PCV13), që së bashku me 23-valenten (PCV23) rekomandohet nga udhëzimet amerikane për fëmijët që janë në kushtet e rrezikut të lartë, për shembull për shkak të diabetit apo imunodeficiencës apo te pacientët me astmë, nëse trajtohen me terapi kortikosteroide orale me dozë të lartë. Është bërë kështu një metanalizë që ka përfshirë 4 studime: studimin rast-kontroll me 3.294 fëmijë dhe 3 studime kohorte retrospektive, për rreth 26 milionë vite/njerëz.
Të dhënat tregojnë se, në popullsitë e vaksinuara me PCV7, PCV 10-valente apo PCV13, por jo me PCV23, fëmijët e prekur nga astma kanë patur rrezik më të lartë për IPD (rreziqe më të larta se 90%) dhe pneumoni, krahasuar me kontrollet e shëndetshme. Pavarësisht kufizimeve të njohura nga autorët, siç janë mungesa e informacioneve që kanë të bëjnë me terapinë e astmës dhe pajtueshmërinë e pjesëmarrësve, rezultatet, nëse konfirmohen, mund të sugjerojnë administrimin e PCV23 pas programit të rregullt vaksinal te fëmijët me astmë prej më shumë se 2 vjetësh, që të mos përdorin steroide orale me dozë të lartë.
"Rezultatet e kësaj metanalize zbulojnë të dhëna të ndryshme të rëndësishme për të cilat mjekët pediatër duhet të jenë në dijeni", ka shkruar në një koment, Tina Tan (Spitali i Fëmijëve Ann and Robert H. Lurie, në Çikago, SHBA). Mbi të gjitha, astma mbetet një faktor rreziku për IPD dhe pneumoni pneumokokale edhe në erën e një PCV-së së përhapur. Është e rëndësishme gjithashtu që të gjithë pacientët t'i bëjnë vaksinat në kohë dhe të jenë të përditësuar mbi vaksinat anti-pneumokokale. "Kjo do të ofrojë mbrojtjen më të mirë kundër infeksioneve pneumokokale dhe komplikacioneve të tyre për pacientët pediatrikë me astmë", ka përfunduar Tan.
Pediatrics. 2020. Doi: 10.1542/peds.2019-1200
https://doi.org/10.1542/peds.2019-1200
Pediatrics. 2020. Doi: 10.1542/peds.2019-3360
https://doi.org/10.1542/peds.2019-3360