Pediatri

maj62021

Simptomat dhe shenjat neurologjike post-Covid te fëmijët. Ja, rastet në të cilat zhvillohen

Një në dy fëmijë të prekur nga sindroma pediatrike inflamatore multisistemike e lidhur me Sars-CoV-2 (PIMS-TS) paraqet simptoma apo shenja neurologjike kur shtrohet në spital. Këto simptoma përfshijnë sistemin nervor qendror e periferik dhe duket se janë më të shpeshta në rastet e rënda. Këto janë përfundimet e një studimi të prezantuar në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë zhvilluar gjatë prillit.

Autorët, të koordinuar nga Omar Abdel-Mannan i Universitit të Londrës, shqyrtuan të dhënat mjekësore të fëmijëve nën 18 vjeç, të shtruar në spitalin Great Ormond Street në Londër në periudhën 4 prill 2020- 1 shtator 2020, të cilët plotësonin kriteret për PIMS-TS. Nga 46 rastet e identifikuara, me moshë mesatare 10 vjeç, 24 kishin simptoma ose shenja neurologjike që nuk i kishin patur kurrë më parë. Njëzet e katër u ankuan për dhimbje koke, 14 kishin encefalopati, 6 kishin disfoni ose ngjirje të zërit, 6 të tjerë kishin halucinacione dhe 5 ataksi, ose dëmtim të koordinimit. Në fund, në tre raste janë shfaqur çrregullime të sistemit nervor periferik dhe një fëmijë ka patur konvulsione. Rastet me simptoma neurologjike kishin më shumë të ngjarë të dërgoheshin në ventilim jo invaziv dhe të trajtoheshin me barna për të stabilizuar qarkullimin e gjakut sesa bashkëmoshatarët pa simptoma neurologjike, megjithëse nuk kishte dallime midis dy grupeve përsa iu përket të dhënave demografike, shënjuesve inflamatorë, menaxhimit apo prognozës afatshkurtër", shkruajnë autorët, duke supozuar se sindroma është dytësore ndaj çlirimit të citokinave në përgjigje të virusit Sars-CoV-2, edhe për shkak të një mbivendosjeje të konsiderueshme klinike me format gjenetike dhe të fituara të një gjendjeje tjetër të imunitetit të ndërmjetësuar, të njohur si limfohistocitoza hemofagocitare.

"Fëmijët që zhvillojnë PIMS-TS duhet të vlerësohen edhe për simptoma neurologjike dhe rezultate konjitive afatgjata. Nevojiten studime të mëtejshme me më shumë raste, për të parë se si ndryshon kjo gjendje me kalimin e kohës dhe nëse ka efekte neurokonjitive afatgjata", përfundon Abdel-Mannan.


73rd AAN ANNUAL MEETING ABSTRACT
https://www.aan.com/conferences-community/annual-meeting/abstracts-and-awards/#subnav


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>