Kardiologji

mar62015

Stresi i perceptuar në momentin e infarktit kushtëzon rekuperimin

Midis pacientëve të rinj në moshë dhe atyre në moshë të mesme të prekur nga infarkti i miokardit, liveli i lartë i stresit në momentin e ngjarjes bashkangjitet me një vështirësi më të lartë në përmirësimin e gjëndjes shëndetësore. Meqënëse gratë ndonjëherë perceptojnë një stres psikologjik më të lartë se burrat, këto rrezultate shpjegojnë pjesërisht përmirësimin e vështirë të vënë re kohët e fundit tek gjinia femërore. Harlan Krumholz i Qëndrës për Kërkim dhe Vlerësim të Universitetit të Yale-sit në New Haven në Konektikat (Center for outcomes research and evaluation dell'Università di Yale a New Haven, Connecticut) bashkëautor i një studimi të publikuar tek (Circulation). " Përbërësit psikosocial janë njohur gjithnjë si faktorë kushtëzues si në eventet koronare si në përmirësimin post-infarkt te moikardit-, shpjegon kerkuesi. Stresi mendor në vecanti mund të shkaktoj iskemi miokardike dhe bashkohet me faktorë nderlikues që ndikojnë negativisht për shëndetin si mosfunksionimin e trapive. "  E rëndësishme është të nënvijëzosh se gratë kanë tendencën për të perceputar nje stress më të madh në krahasim me burrat, si pasojë e rroleve të ndryshme që kanë në jetën familjare dhe atë të punës-, vazhdon autori duke vëzhguar se deri më tani dihet shume pak mbi faktorët psikosocial, diferencën e gjinisë dhe rekuperimin post-infarkt. Këto rraporte Krumholz dhe kolegët e tij i kanë analizuar duke vëzhguar stresin e perceptuar tek pacientët e rinj në moshë dhe në moshë të mesme të cilët janë prekur nga infarkti i miokardit. Në studim kanë marre pjesë 2.397 gra dhe 1.175 bura midis moshës 18 dhe 55 vjec. Të gjithë subjektet ishin në fazë rekuperimi mbas një infarkti miokardiak. " Niveli mesatar i stresit të perceptuar gjatë procedurës koronarike akute i cili është vlerësuar me pyetësorin PSS-14, rezultoi respektivisht 27 dhe 23,4-, thonë autorët. Por faktori interesant është se mbas rregullimeve të nevojshme statike, gratë kanë treguar një rekuperim më të dobët në krahasim me burrat një muaj mbas infarktit sidomos në terma të simptomave të ankthit dhe cilësi të jetesës. "Ndërkohë jo influent ishte niveli i stresit të matur gjatë konvaleshencës-. thekson Krumholz i cili përfundon duke thënë se -" është i nevojshëm një impenjim konstant për të kuptuar bazat fizikopatologjike që ndikojnë rraportin midis seksit, stresit të perceptuar dhe rekuperimit post-infarkt të miokardit, duke identifikuar faktorë të tjerë rrezikshmërie shtesë.

Circulation 2015. doi:10.1161/CIRCULATIONAHA.114.012826


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>