Kardiologji

jan152018

Krijohet aplikacioni që parashikon afrimin e arrestit kardiak

Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Cardiac Failure", një aplikacion suporti për vendimet klinike, i zhvilluar nga kërkuesit e Intermountain Healthcare në Salt Lake (SHBA) është në gjendje të identifikojë në kohën e duhur një përparim të mundshëm të pamjaftueshmërisë kardiake, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në mbijetesë. "Aplikacioni i ri, që monitoron analizat klinike dhe gjendjen shëndetësore të pacientëve me pamjaftueshmëri kardiake dhe që lajmëron menjëherë mjekët kurues, është zhvilluar nga një skuadër shumëdisiplinore mjekësh dhe informaticienësh", thotë Scott Evans-i, bashkautor i artikullit dhe drejtor informatik në Intermountain.
Një nga të dhënat e mbledhura gjatë studimit, të suprizon veçanërisht: mbijetesa e pacientëve që janë menaxhuar me aplikacionin është dukshëm më e madhe se ajo që është vënë re në grupin e kontrollit, gjatë 30, 60, 90 dhe 180 ditëve, me përqindjet përkatëse: 95% me 92%, 95% me 90%, 94% me 87% dhe 92% me 84%.
"Nëse merr mbështetjen vendimtare klinike, ky aplikacion mund të lehtësojë identifikimin e parakohshëm të pacientëve që kanë nevojë për terapi të përparuara për pamjaftueshmërinë kardiake. Përdorimi i tij lidhet me një ndjekje më të madhe të trajtimeve apo kontrolleve nga ana e pacientëve pranë strukturave kardiologjike të specializuara, ashtu si edhe me një mbijetesë më të gjatë", thotë autori.
Kjo metodë u është propozuar pacientëve me pamjaftueshmëri kardiake, banues në kontenë Salt Lake, që ndiqen nga Intermountain Healthcare. Aplikacioni është në gjendje të identifikojë pacientët te të cilët ekokardiograma tregon një fraksion rrjedhjeje të ventrikulës së majtë më të vogël se 35%, që është vlera e pragut të përkeqësimit klinik. Aplikacioni, gjithashtu, kap gjurmë të tjera të përparimit të sëmundjes nëpërmjet vizitave të pacientit në spital ose në urgjencë, analizave të tij laboratorike, përdorimit të diuretikëve, të dhënave elektrokardiografike dhe nga impiantet e dispozitivëve që mund të jenë vendosur në ndihmë të ventrikulës së majtë.
Kur algoritmet e monitorimit tregojnë se përkeqësimi klinik mund të çojë drejt një arresti kardiak, aplikacioni i dërgon automatikisht një email mjekut të familjes, kardiologut dhe mjekut që ka përshkruar fraksionin e rrjedhjes ventrikulare të majtë. "Pamjaftueshmëria kardiake është një gjendje progresive për të cilën, kur shkon në një stad të avancuar, terapitë standarde nuk janë më të përshtatshme dhe cilësia e jetës reduktohet, ashtu si edhe mbijetesa. Ky aplikacion mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar monitorimin e pacientit, duke i dhënë mundësi mjekut që të ndërhyjë menjëherë dhe me përpikëri", përfundon Evansi.

 

Journal of Cardiac Failure 2017. Doi: 10.1016/j.cardfail.2017.08.449
http://www.onlinejcf.com/article/S1071-9164(17)31125-9/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>