Kardiologji

shk232018

Sa e rrezikojnë zemrën trajtimet për kancerin e gjirit? Ndërveprime, mbikëqyrje dhe parandalim

Kjo është hera e parë që flitet për ndërveprimin mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit të gjirit. Gjatë trajtimit të kancerit të gjirit, është thelbësore mbikëqyrja, parandalimi dhe menaxhimi dytësor i kardiotoksicitetit. Trajtimi i kancerit mund të shkaktojë në fakt probleme kardiake të shpejta ose më të largëta në kohë, që mund të shkojnë, nga disfunksioni ventrikular i majtë deri në pamjaftueshmërinë e rëndë kardiake, për të vijuar me hipertension, aritmi, isheminë e miokardit, sëmundjen e valvulave, sëmundjen tromboembolike, hipertensionin pulmonar dhe perikarditin. "Sëmundja kardiake dhe kanceri i gjirit kryqëzohen sa u përket faktorëve të rrezikut dhe të parandalimit", thotë Laxmi Mehta (Universiteti i Ohajos), i cili ka udhëhequr grupin e studimit të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Mes terapive për kancerin e gjoksit, disa shtojnë më së shumti rrezikun e disfunksionit kardiak. E tillë është antraciklina në doza të larta, radioterapia në doza të larta, ndërkohë që po trajtohet edhe zemra, trajtimi sekuencial me antraciklinë dhe trastuzumab, terapitë me kombinimin e antraciklinës dhe radioterapisë. Studime të vogla kanë sugjeruar se disa masa teknike, siç është administrimi i ngadaltë i doxorubicinës, mund të reduktojnë rrezikun për pamjaftueshmëri kardiake ose se shtimi i dexrazoxane-s (agjent mbrojtës për zemrën) në terapinë me doksorubicinë ose epirubicinë, redukton dukshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kardiake.

Një rishikim Cochrane i tetë studimeve ka zbuluar në këtë drejtim se përdorimi i dexrazoxane-s është i lidhur me një zvogëlim prej 82% të rrezikut për pamjaftueshmëri kardiake, pa asnjë ndikim në mbijetesën e lirë nga përparimi, në mbijetesën e përgjithshme ose në normat e përgjigjes.

Autorët kujtojnë se kanceri i gjirit dhe sëmundjet kardiovaskulare ndajnë shumë faktorë të përbashkët risku dhe se ruajtja e një jete të shëndetshme ul tendencën për kancer të gjirit dhe zvogëlon dukshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Këto sjellje përfshijnë të qenit fizikisht aktiv, arritjen dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore, ndjekjen e një diete të shëndetshme, evitimin e duhanit dhe ruajtjen e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqernave në gjak. Udhëzimet nënvizojnë edhe boshllëqe të ndryshme të kurës dhe kujtojnë se shumë pyetje ende pa përgjigje, duhet të jenë boshti i kërkimeve të së ardhmes.

 

Circulation 2018. Doi: 10.1161/CIR.0000000000000556
http://circ.ahajournals.org/content/early/2018/01/31/CIR.0000000000000556


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>