Kardiologji

dhj62018

Defibrilatorët kardioverterë që vishen: të sigurt dhe efikasë edhe te fëmijët

tags: zemra, Aritmi

Sipas një studimi të ri të publikuar në: "Circulation: Arrhythmia and Electrophysiology", defibrilatorët kardioverter që vishen, pajisje të ngjashme me truporet, mund të jenë pajisje të sigurta dhe efektive, krahasuar me pajisjet e implantuara kirurgjikisht te fëmijët me çrregullime të ritmit kardiak ventrikular, që i vë ata në rrezik për vdekje të papritur kardiake.

"Rezultatet tona, të cilat janë nxjerrë nga studimi më i madh deri më tani i kryer në SHBA mbi fëmijët, duke përdorur defibrilatorë që vishen, sugjerojnë se këto pajisje të jashtme mund t'u shpëtojnë jetën fëmijëve që nuk janë kandidatë të mirë për defibrilatorët e implantuar, për shkak të kushteve të tyre shëndetësore", thotë autori kryesor David Spar (Universiteti i Cincinatit). Ndonëse defibrilatorët që vishen janë miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e Shteteve të Bashkuara për përdorim te pacientët pediatrikë që në vitin 2015, të dhënat për sigurinë dhe efektivitetin te fëmijët kanë mbetur të kufizuara. Mbetej në këtë mënyrë dyshimi se sa efikase do të ishte pajisja në trajtimin e aritmive të rrezikshme te pacientët më të rinj.

Hulumtuesit kanë bërë një rishikim të rezultateve klinike te të gjithë pacientët pediatrikë në Shtetet e Bashkuara, të trajtuar me defibrilatorë që vishen, në periudhën 2009-2016. Nga 455 pacientë (mosha mesatare 15 vjeç) të përfshirë në analizë, tetë (1.8%) kanë marrë të paktën një shkarkesë për të ndërprerë një ritëm të rrezikshëm të zemrës.

Gjashtë nga këta tetë pacientë kanë marrë terapi të përshtatshme për llojin e ritmit të zemrës që pajisja është projektuar për ta zbuluar dhe ndërprerë.

Në dy rastet e terapisë së papërshtatshme, pajisja gabimisht interpretoi një sinjal që vjen nga zemra e pacientit. Në të gjitha rastet, ritmi i rrezikshëm i zemrës u ndërpre, u rivendos ritmi normal i zemrës dhe pacienti mbijetoi.
"Defibrilatori që vishet, mund të shmangë kirurgji invazive apo shtrimin e zgjatur në spital dhe mund të jetë i përshtatshëm për ata pacientë që kanë nevojë për një "urë të përkohshme", siç janë fëmijët që presin transplantimin, ata që po rifitojnë funksionin kardiak ose me infeksion nga një defibrilator i transplantuar", përfundojnë autorët.

 

Circulation: Arrhythmia and Electrophysiology 2018. Doi: 10.1161/CIRCEP.117.006163 http://circep.ahajournals.org/content/11/7/e006163


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>