Kardiologji

maj252023

Ndotja atmosferike shton rrezikun për aritmi kardiake

Një studim i botuar në "Journal of Canadian Medical Association", i kryer në 322 qytete kineze tregon se ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike lidhet me një rrezik të shtuar për zhvillimin e  aritmive.

"Aritmitë e zakonshme si fibrilacioni dhe palpitacioni atrial, të cilat mund të transformohen në sëmundje më serioze të zemrës, prekin rreth 60 milionë njerëz në mbarë botën. Megjithatë, edhe pse ndotja e mjedisit është një faktor rreziku i modifikueshëm për sëmundjet e zemrës, deri më tani nuk ka qenë e qartë lidhja midis smogut dhe rrezikut për aritmi", tha bashkautori Renjie Chen nga Universiteti Fudan në Shangai.

Së bashku me kolegët, Chen kreu një studim mbarëkombëtar në të cilin morën pjesë 190,115 pacientë me moshë mesatare 64 vjeç,  të cilët kishin përjetuar një aritmi simptomatike (fibrilacion ose palpitacion atrial, ekstrasistola atriale dhe ventrikulare, takikardi supraventrikulare) të shfaqur në mënyrë akute në periudhën 2015-2021. Kohëzgjatja e ngjarjeve aritmike u regjistrua çdo ditë në arkivin e Shoqatës Kardiovaskulare të Kinës, e cila mbledh të dhënat e 2025 spitaleve në 322 qytete. Për secilin pacient, studiuesit ndërthurën periudhën e aritmisë me monitorimin për tre ose katër herë në të njëjtën orë, ditë, muaj dhe vit. Të dhënat e mbledhura tregojnë se ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike shoqërohet kryesisht me palpitacion atrial dhe takikardi supraventrikulare, e ndjekur nga fibrilacioni atrial dhe rrahjet e parakohshme. "Ndër 6 ndotësit e ekzaminuar, përkatësisht PM 2.5, PM 2.5-10, dioksidi i azotit (NO2), dioksidi i squfurit (SO2), monoksidi i karbonit (CO) dhe ozoni (O3), NO2 kishte lidhje me të 4 llojet e aritmive, dhe sa më i madh të jetë ekspozimi, aq më e fortë është lidhja.

"Megjithëse mekanizmat e saktë ende nuk janë kuptuar plotësisht, lidhja midis ndotjes atmosferike dhe fillimit akut të aritmive është biologjikisht e besueshme, aq sa disa studime sugjerojnë se ajri i ndotur është në gjendje të ndryshojë aktivitetet elektrofiziologjike të zemrës duke nxitur stres oksidativ, inflamacion dhe duke dëmtuar funksionin e nervit autonom", shpjegon Chen.

"Efekti i smogut është i menjëhershëm, dhe pikërisht për këtë arsye ka lindur edhe nevoja për të mbrojtur njerëzit në rrezik në rast të ndotjes së madhe atmosferike", përfundojnë autorët.

 

Journal of Canadian Medical Association 2023. Doi: 10.1503/cmaj.220929
https://doi.org/10.1503/cmaj.220929


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>