Kardiologji

pri82019

Infarkti dhe hipotiroidizmi subklinik. Si komprometohen rezultatet kardiovaskulare

Një studim i fundit observues, i publikuar online në "Circulation: Heart Failure", evidenton një lidhje të rëndësishme ndërmjet disfunksionit të tiroides te pacientët me insuficiencë kardiake dhe rezultateve kardiovaskulare.

"Efektet e disfunksionit të tiroides te pacientët me insuficiencë kardiake paraekzistuese nuk ishin studiuar në mënyrën e duhur deri më tani", shkruajnë autorët e udhëhequr nga Lakshmi Kannan (Universiteti i Pensilvanisë, Filadelfia). Për këtë arsye, ekipi i kërkuesve ka ekzaminuar prevalencën e disfunksionit të tiroides dhe lidhjet e tij me rezultatet kardiovaskulare në një kohorte të madhe perspektive të pacientëve të jashtëm me insuficiencë kardiake paraekzistuese.

Në veçanti, studiuesit kanë ekzaminuar lidhjet ndërmjet disfunksionit të tiroides dhe klasës NYHA (Nevv York Heart Association), fibrilacionit atrial dhe një endpointi të përbërë të pozicionimit të një pajisjeje të asistencës ventrikulare, transplantit kardiak ose vdekjes për të gjitha shkaqet te 1365 pjesëmarrës me insuficiencë kardiake të regjistruar në studimin Penn Heart Failure. Mosha mesatare ishte 57 vjeç, 35% ishin femra dhe pjesa më e madhe kishte simptoma të klasës II (45%) ose III (32%) NYHA.

Niveli më i rëndë i insuficiencës kardiake ka rezultuar i lidhur me një nivel më të lartë të TSH-së dhe tiroksinës së lirë (FT4) dhe me një përqendrim më të ulët të triiodotironinës totale (TT3) (P<0,001 në të gjitha modelet). Fibrilacioni atrial është lidhur pozitivisht me nivele më të larta të FT4 (P≤0,01 të gjitha modelet). Janë arritur 462 endpointe të përbëra gjatë një ndjekjeje mesatare prej 4,2 vjetësh. Në modelet e rregulluara, që janë krahasuar me kushtet e eutiroidizmit dhe hipotiroidizmit subklinik (TSH 4,51-19,99 mIU/L me FT4 normale) lidhej me një risk të shtuar të endpointit të përbërë të përgjithshëm (raporti i rrezikut 1,82, IC 95%, 1,27-2,61; P = 0,001) dhe në nëngrupin me TSH ≥7,00 mIU/L (raporti i rrezikut: 3,25, IC 95%, 1,96-5,39, P <0,001), por në nëngrupin me TSH 4,51-6,99 mIU/L (raporti i rrezikut: 1,26; IC 95%, 0,78-2,06; P = 0,34). Edhe një T3 i ulët i izoluar lidhej me endpointin e përbërë (raporti i rrezikut: 2,12, IC 95%, 1,65-2,72, P <0,001). Kannan-i dhe kolegët e tij sqarojnë shkurtimisht se, "në modelet e rregulluara, hipotiroidizmi subklinik më i ashpër (TSH ≥7 mIU/L) lidhej me një risk > 3 herë më të lartë se endpointi i përbërë, ndërsa T3 i ulët i izoluar, me një risk > 2 më të madh sesa vetë endpointi i përbërë."

"Te pacientët me insuficiencë kardiake paraekzistuese, hipotiroidizmi subklinik me TSH ≥7 mIU/L dhe nivele të ulëta të izoluara të T3 lidhen me prognozë të pafavorshme", mbështesin autorët. "Të dhënat tona janë vëzhguese, por krijojnë një themel logjik për eksperimentimet klinike që do të eksplorojnë efektet terapeutike të integrimit të hormonit të tiroides te pacientët me insuficiencë kardiake dhe hipotiroidizëm subklinik, me TSH ≥7 mIU/L ose me T3 të ulët të izoluar", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>