Kardiologji

jan272020

Përdorimi i adrenalinës në arrestin kardiak. Mendimi i ekspertit

Përdorimi i adrenalinës (EPI) në arrestin kardiak ka qenë prej vitesh burim kontradiktash dhe tashmë, në një artikull të botuar në "Medscape Amal Mattu", bashkëdrejtuesi i Departamentit të Mjekësisë së Urgjencës në Universitetin e Merilandit në Baltimorë, rindez debatin, duke marrë shtysë nga një dokument i Shoqatës Amerikane të Zemrës, me titull "Përditësim i fokusuar mbi suportin e avancuar të jetës së zemrës", publikuar nëntorin e shkuar në "Circulation", me autor kryesor Ashish Panchal, profesor i asociuar i Mjekësisë së Urgjencës në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

"Studimet e para mbi EPI-n, përfshi dozat e larta, kanë treguar përmirësime në normat e rikthimit të qarkullimit spontan (ROSC), por jo në mbijetesën e mëtejshme apo në rigjenerimin neurologjik. Në fakt, te pacientët e trajtuar me EPI, me doza të larta apo dozime të rritura kumulative, është vënë re një përkeqësim i lehtë i rikuperimit neurologjik", konfirmon eksperti, duke shtuar: "Përdorimi i EPI-t me doza të larta, më tej është braktisur, por administrimi në boluse intravenoze të njëpasnjëshme prej 1 mg çdo 3-4 minuta është aprovuar në vitin 2015 nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) me një rekomandim të Klasës IIb, si shumë  i nevojshëm, megjithëse disa studime nënvizuan mungesën e provave të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e saj", shton kërkuesi, duke kujtuar se përditësimi AHA-s i adresohet, mes të tjerash, përdorimit te EPI-t në arrestin kardiak.

"Dokumenti rezervon për EPI-n një rekomandim të Klasës I për përdorimin te pacientët me arrest kardiak, ndonëse duke përsëritur indikacionet e mëparshme për mospërdorimin e dozave të larta. Përsa i përket administrimit, AHA rekomandon që në rast të ritmit të defibrilueshëm, defibrilatori duhet të përdoret përpara EPI-t dhe ky të përdoret vetëm pas dështimit të përpjekjeve fillestare të defibrilimit.
"Debati vazhdon, por bazuar në studimet e deritanishme në lidhje me këtë temë, si dhe me përditësimin e ri të AHA-s, nuk besoj se një rekomandim i Klasës I për përdorimin e EPI-t në arrest kardiak është i justifikuar", përfundon Mattu.


Medscape
https://www.medscape.com/viewarticle/923453

Circulation. 2019. Doi: 10.1161/CIR.0000000000000733
https://www.ahajournals.org/doi/pdf/10.1161/CIR.0000000000000733


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>