Diabetologji

gus152014

Autokontrolli glicemik, pjesë integrale e një programi edukimi terapeutik

Një bord i përbërë nga autoritetet kryesore në fushën e autokontrollit glicemik u mblodh në San Franiscisko më 12 qershor në prag të sesionit të fundit shkencor ADA ( American Diabetes Assocation) për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerën reale të Self Monitoring of Blood Glucose (SMBG) dhe të reflektojnë mbi problematikat aktuale që përfshijnë përdorimin e pajisjeve mjekesore nga ana e të gjithë aktorëve, operatorëve të shëndetit, pacientëve dhe politikëbërësve". Falë pranisë së një paneli diabetologësh dhe inxhinierësh ekspertë në teknologjinë shëndetësore te aplikuar për autokontrollin glicemik që vijnë nga vende të ndryshme të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, takimi ka lejuar shkëmbimin e ideve për një pozicionim më të saktë të këtyre mjeteve në trajtimin e diabetit , në aspektet organizative të spitaleve me teknologjinë më të përparuar dhe informatike"  thotë Maria Franca Mulas, koordinatore e Grupit AMD Slow Diabetology e matur, e pranishme në këtë event si përfaqësuese e Shoqatës së mjekëve diabetologë (AMD) për të ndarë me bordin analizat, projektet dhe dokumentet që AMD ka bërë për këtë temë. "Me shumë interes" thotë Mulas "rikthimi në praktikën klinike e përdorimit  të algoritmeve komplekse matematikore 'në Siliko Experiments ' që janë projektuar për të testuar ndikimin e gabimeve të SMGB për zbulimin e episodeve hipo dhe hiperglicemikë për variabilitetin glicemik shkaktuar nga gabime të nxitura nga glukometri qoftë në praktikën e terapisë para-vakteve qoftë në korrigjimin me boluseve të insulinës, mbi kontrollin afatgjatë të mesatares glicemike vlerësuar me HbA1c (hemoglobina e glukozuar). Me fjalë të tjera, në lidhje me gabimin e mundshëm të SMGB,  përpiqemi të gjejme gabimin maksimal të tolerueshëm për të patur rrezik sa më të vogël terapeutik ".
Në event ishte i pranishëm edhe nga David Klonoff, themelues i Diabetes Technology Society dhe profesor i Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko që ka nisur një apel ndërkombëtar në mënyrë që të sigurohet një mbikqyrje e vazhdueshme dhe e kujdesshme post- marketing i  të gjitha device të pranishëm në treg , nëpërmjet një sistemi të monitorimit të pavarur të organeve normale të kontrollit si FDA në SHBA. Ky sistem vëzhgimi do të jetë thelbësor  për sigurinë e pacientëve, operatorëve të shëndetësisë, kompanive prodhuese dhe një referencë e dobishme për sistemin shëndetësor.
Ky organizëm i Health Technology Assessment i pavarur mund të përfaqësojë edhe për sistemin evropian dhe italian një sistem të dobishëm verifikimi, thotë Mulas, që më pas thekson një aspekt tjetër të debatuar fort. "Ndërsa përdorimi i SMGB për diabetin tip 1 është jashtë diskutimit, për atë tip 2 literatura ndahet: disa punime janë në favor të përdorimin të tij, të tjerë ngrenë dyshime". Sipas Mulas "është vendimtar, edhe shumë punime italiane e provojnë, nëse përdorimi është bërë në mënyrë  të strukturuar dhe të organizuar, ose në qoftë se përcaktohen kriteret për recetë në mënyrë që mund të përkthehen në veprime të drejtpërdrejta në mënyrën e jetesës dhe terapise se marre. Në këtë rast SMGB bëhet  pjesë integrale e një programi të edukimit terapeutik, dhe jo vetëm një mjet për zbulimin e glicemisë duke kontribuar në qëndrueshmërinë e sistemit. Në mënyrë që procesi SMGB të jetë "i qëndrueshëm" dhe të ketë një vlerë për tërë popullatën e përgjithshme është gjithashtu e nevojshme që pacienti të jetë i vetëdijshëm mbi efikasitetin dhe kostot e SMGB."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>