gus292015
Pijet me sheqer rrisin vdekshmërinë nga diabeti
Në nivel botëror janë gjithsej 184 mijë vdekje në vit të cilat lidhen me konsumin e pijeve me sheqer, prej të cilëve 133 mijë të shkaktuara nga diabeti, 45 mijë të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare (CV) të lidhura me adipozitetin e 6.450 personave me kancer. Kjo është ajo që rezulton nga një studim i drejtuar nga Gitanjali M. Singh i "Friedman school of nutrition presso la Tuft University of Boston (Usa)" i publikuar online të "Circulation". Autorët kanë krijuar një model të ngarkesave globale, rajonale dhe kombëtare të sëmundjeve të cilat lidhen me konsumimin e pijeve me sheqer për moshë dhe gjini në vitin 2010. "Të dhënat relative me nivelet e konsumit janë grupuar nga të dhëna dietologjike kombëtare të cilat vijnë nga çdo vend, ndërsa efektet e konsumimit të pijeve me sheqer mbi treguesit e masës trupore (BMI) dhe diabetit, nga një anë, dhe të niveleve të larta të (BMI) mbi (CV) diabet dhe kancer nga tjetra, vijnë nga studime të gjera mbi grupe të kombinuara personash. Në fund të dhënat specifike të vdekshmërisë dhe patologjive të shumta të pranishme janë marrë nga "Global burden of diseases, injuries, and risk factor 2010 study". "Shumë mekanizma sjelljeje dhe biologjike mund të jenë shkak për lidhjen mes konsumit të pijeve me sheqer dhe efekteve negative për shëndetin. Është vërtetuar gjerësisht se një konsum i tepruar i karbohidrateve është shkak për obezitet, i cili përfaqëson një nga faktorët kryesor të rrezikshmërisë për diabet", shprehet Dolores Marzano, dietolog pranë ASL TORINO 5. "Pasoja të tjera fiziologjike metabolike negative të konsumimit të lartë të karbohidrateve me tretje të shpejtë të (Ssb) janë shkaku për një ngarkesë të lartë glicemike i cili rrit rrezikun për diabet të tipit 2 duke provokuar një hiperinsulinizëm dhe rezistencë insulinike, rritjen e nivele të triglicerideve, të presionit të gjakut dhe uljen e niveleve të kolesterolit HDL, duke rritur në këtë mënyrë rrezikun për sëmundje kronike koronarike. Këto shqetësime metabolike janë të lidhura ngushtë me tejkalimin e peshës normale trupore. Obeziteti përben njëkohësisht një faktor të njohur rreziku edhe për sëmundjet tumorale. Pijet me sheqer për më tepër mund të ndikojnë mbi peshën trupore edhe nëpërmjet mekanizmave të tjerë. "Duke konsideruar që konsumimi i ushqimeve të forta është e lidhur me urinë, personat mund të konsumojnë pije me sheqer në mungesë të urisë për të ngopur etjen ose për arsye të ndryshme sociale", shpjegon Marzano. "Kjo sjellje mund edhe të ketë efekte negative kronike në alterimin e shijes dhe në përzgjedhjen e ushqimeve. Fëmijët të cilët konsumojnë vazhdimisht pije me sheqer në vend të ujit mund të ndihen të ngopur duke konsumuar më pak ushqime të ëmbla si përshembull perimet, drithërat frutat duke i cilësuar si të hidhura ose të pashijshme, me rrezultatin që mund të hasin një dietë ushqimore me cilësi shumë të dobët-. Duke iu rikthyer studimit të Singh, kuotat e vdekjeve dalloheshin në bazë të nivelit të të ardhurave në vendet e ndryshme: respektivisht 5%, 70,9% dhe 24,1% në ato vende me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta . "Pijet me sheqer gjithsesi janë një kosto në Shtetet me të ardhura të ulëta", thotë Marzano.