Diabetologji

nën152016

Kontrolli glicemik: mbrojtja kardiovaskulare objektiv i risive farmakologjike

Nuk kanë munguar risitë farmakologjike në edicionin 2016 të EASD (European Association for the Study of Diabetes), të zhvilluar së fundi në Mynih të Bavarisë. Pas liraglutides, një agonist i dytë Glp-1 (Glp-1a), semaglutide ka treguar rezultate pozitive në reduktimin e eventeve kardiovaskulare madhore të zhvilluar në pacientë me diabet tip 2 (Dmt2) me risk të lartë për sëmundje kardiovaskulare. Bari eksperimental që ka një gjysmë-jetë të gjatë dhe kërkon një injektim të vetëm në javë ka reduktuar me 26% riskun e vdekshmërisë për shkaqe kardiovaskulare, pas një shfaqje të parë të infarktit miokardiak jo fatal ose iktusit jo fatal në krahasim me placebon gjatë dy viteve të studimit. Ulja e riskut kardiovaskular për shkak të agjentit të fuqishëm hipoglicemizues u parapri nga një reduktim me 39% i iktusit jo fatal dhe me 26% i infarktit miokardiak jo fatal.

Në fushën e insulinave u prezantuan rezultatet e një metanalize të trialeve Edition 1, 2 dhe 3 nga ku doli një normë shumë më inferiore e hipoglicemisë së konfirmuar ose të rëndë në çdo moment të ditës me insulinë glargine 300 njësi/ mL, sesa me insulinë glargine 100 njësi/mL, në të gjitha vlerat e HbA1c të arritura në muajin e 6. Këto rezultate, të arritura në mbi 2.000 pacientë kanë vënë në dukje se si dozimi më i lartë iu lejon të rriturve me diabet 2 që të arrijnë një kontroll glicemik me më pak hipoglicemi se sa me një dozim më të ulët.

Duke u kthyer në kombinimet e titruara në raporte fikse, prezantimi i një analize post-hoc të studimit klinik  Pivotale LixiLan-L, ka treguar se një numër më i madh pacientësh të trajtuar me insulinë glargine 100 njësi/mL + lixisenatide (Glp1-a) ka arritur targetin ditor të glicemisë postprandiale (Ppg) në krahasim me të trajtuarit vetëm me glargine. Kjo është një e dhënë e rëndësishme sepse kontrolli i glicemisë gjatë vakteve është një element i rëndësishëm për të ruajtur kontrollin e përgjithshëm glicemik. Analiza ka treguar gjithashtu se një përqindje më e lartë pjesëmarrësish ka arritur objektivin e Ppg pas 30 javësh, në bazë të automonitorimit glicemik shtëpiak (Smpg), të matur në intervale për të gjithë ditën.

Një tjetër kombinim IDegLira, i përbërë nga insulina degludec e liraglutide (Glp-1a), ka treguar në një analizë post hoc të trialit Dual V të fazës 3b, se ka një mundësi prej 4.5 herësh më të lartë për të arritur targete glicemike pa hipoglicemi dhe rritje të peshës në krahasim me mbititrimin me glargine U100.
Mes të dhënave me interes klinik dhe më saktësisht diagnostik, duhet sinjalizuar një panel prej 10 biomarkatorësh parashikues të rezultateve kardiovaskulare për t'i shtuar faktorëve të riskut klinik në pacientët diabetikë të regjistruar në studimin Origin: biomarkatorë të tillë janë Nt-proBnp, alfa-2- microglobulina, osteoprogerina, angiopoietina-2, apolipoproteina B, faktori i rritjes/ diferencimi 15, Tff3 (trefoil factor 3).


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>