Diabetologji

kor252017

Pak avantazhe nga monitorimi i përditshëm i glicemisë, nëse nuk merret insulina

tags: Glicemi

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine", nuk ka avantazhe nga monitorimi i përditshëm shtëpiak i glicemisë në menaxhimin e diabetit të tipit 2 te pacientët që nuk marrin një terapi me insulinë. "Në teori, monitorimi i vlerave glicemike në gjak në shtëpi duhet t'i ndihmojë pacientët që të përkushtohen ndaj shëndetit të tyre dhe duke pasur një vështrim të përditshëm të niveleve të tyre të glicemisë mund të dinë se po bëjnë një punë të mirë në menaxhim ose nëse kanë nevojë që të modifikojnë stilin e jetesës", shprehet autorja e parë e studimit Katerina Donabue nga School of Medicine në University of North Carolina, Chapel Hill, e cila më pas shton: "Por efikasiteti real i monitorimit glicemik shtëpiak te pacientët me diabet tip 2, të patrajtuar me insulinë është akoma objekt debatesh".
Kërkuesit kanë randomizuar 450 pacientë me diabet, me moshë mesatare 61 vjeç dhe që nuk përdornin insulinë, që të mos kryenin asnjë test në shtëpi ose që ta kryenin një herë në ditë me shtimin e mesazheve motivuese të bazuara në rezultate, ose një test një herë në ditë pa ndihmën e mesazheve motivuese. Megjithëse studimi ka zbuluar një kontroll fillestar më të mirë të glicemisë pas gjashtë muajsh te pacientët që kryenin testin ditor në shtëpi krahasuar me ata që nuk e kryenin, diferenca është zhdukur pas një viti, kur nuk është hasur një diferencë në vlerat e glicemisë midis grupeve. Një kufizim i mundshëm i studimit ishte  nga fakti se pjesëmarrësit kishin diabet mesatarisht prej 8 vitesh dhe kështu pjesa më e madhe e tyre e kryenin testin tashmë në shtëpi para rekrutimit. Dhe pikërisht për shkak të këtij familjarizimi me testin, rezultatet mund të mos reflektonin përfitimet e mundshme të arritshme nga pacientët në periudhën e parë të ekzekutimit, megjithatë kontrolli i përditshëm përbënte një farë rutine jo motivuese. Edhe nëse studimi nuk ka marrë në konsideratë kostot e testeve, autorët nënvizojnë se strishat për vetëkontrollin e glicemisë mund të kushtojnë disa qindra dollarë në vit, në veçanti kur pacientët përdorin disa të tilla çdo ditë. "Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë se monitorimi shtëpiak i glukozës në këtë popullatë pacientësh nuk duhet të kryhet në mënyrë rutinë, për shkak të kufizimit të dobisë dhe kostos, por duhet treguar me objektiva specifike dhe ndërveprim adekuat midis mjekut dhe pacientit", përfundojnë kërkuesit.


 

JAMA Intern Med. 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.1233 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28600913


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>