Diabetologji

sht72017

Diabeti 2, monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë efikas me më shumë injeksione në ditë të insulinës

tags: Glicemi

Te pacientët me diabet të tipit 2 që përdorin më shumë injeksione ditore të insulinës, monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë ka dëshmuar një efikasitet domethënës. Në lidhje me temën është publikuar një studim në Annals of Internal Medicine, DIaMonD (Multiple Daily Injections and Continous Glucose Monitoring in Diabetes) zhvilluar nga kërkuesit e Jaeb Center for Health Research in Florida. Në studim kanë marrë pjesë 158 persona me diabet të tipit 2, caktuar për 24 javë për monitorim glicemik të vazhdueshëm ose për matje të zakonshme periodike të glicemisë. Në përfundim të studimit, kërkuesit kanë zbuluar se në krahasim me grupin e kontrollit monitorimi glicemik i vazhdueshëm, jo vetëm që lidhet me një përmirësim domethënës të niveleve të HbA1c dhe të kënaqësisë së pacientëve, por redukton dhe frekuencën e hipoglicemive duke rritur kohën e kaluar në kompensim gliko-metabolik.

"Edhe pse pak pacientë me diabet tip 2 të trajtuar me insulinë përdorin aktualisht monitorimin e vazhdueshëm të glicemisë, rezultatet e këtij studimi i hapin rrugën një modaliteti suplementar të menaxhimit që mund të jetë shumë i dobishëm në këta individë", përfundon Roy Beck, drejtor ekzekutiv i Qendrës Jaeb dhe koordinator i studimit financuar nga Dexcom, një kompani që zhvillon, prodhon dhe shpërndan sisteme monitorimi të vazhdueshme të glukozës për menaxhimin e diabetit. Kevin Sayer president dhe administrator i deleguar i shoqërisë shton: "Nga studimi DIaMonD, një nga të parët që ekzaminon monitorimin e vazhdueshëm të glicemisë në pacientë me diabet të tipit 2 që kanë nevojë për më shumë injeksione në ditë të insulinës, zbulohet me qartësi se ata që përfitojnë nga përdorimi i këtij monitorimi nuk janë vetëm pacientët me diabet të tipit 1".
Në një editorial me koment nga Vanessa Arguello e David Geffen School of Medicine në UCLA të Santa Monica në Kaliforni, nënvizon: "Pavarësisht nga lloji i diabetit, mjekët duhet të përzgjedhin me kujdes kandidatët për monitorimin e vazhdueshëm të glicemisë duke konsideruar nga një anë dobinë efektive klinike dhe nga ana tjetër riskun për hipoglicemi dhe ndjekje të trajtimit".


 

Ann Intern Med. 2017. doi: 10.7326/M16-2855
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28828487

Ann Intern Med. 2017. doi: 10.7326/M17-2121
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28828490

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>