Diabetologji

shk202018

Dieta kundër diabetit ka efekt, vetëm nëse humbja e peshës është e qëndrueshme

Një program për kontrollin e peshës, bazuar kryesisht në dietë dhe në lëvizjen fizike, mund të ndryshojë ecurinë e diabetit të tipit 2, madje edhe pas një periudhe mjaft të gjatë të sëmundjes. "Sipas rezultateve që kemi marrë, mund të themi se, edhe nëse një pacient është i sëmurë prej gjashtë vjetësh me diabet të tipit 2, ekziston ende mundësia për ta vënë në qetësi sëmundjen", thotë profesor Michael Lean (Universiteti i Glasgout, Britani e Madhe).

Hulumtuesit vlerësuan 298 të rritur të moshave 20 deri në 65 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2 në 6 vitet e fundit. Pasi i ndërprenë barnat për diabetin dhe hipertensionin, me përzgjedhje rastësore, ata u ndanë në dy grupe. Njëri grup ndoqi një program për rënien në peshë me mbështetjen e vazhdueshme për ruajtjen e humbjes së peshës dhe një terapi njohëse dhe sjelljeje të kombinuar me strategjitë për shtimin e aktivitetit fizik, ose për të marrë ndihmë, sipas udhëzimeve aktuale.

Thuajse një e katërta e pacientëve në grupin që i është nënshtruar programit specifik për reduktimin e peshës kanë patur një rënie prej 15 kg në 12 muaj, gjë  që nuk kishte ndodhur me asnjërin në grupin e kontrollit. Përveç kësaj, gati gjysma e pacientëve në grupin e parë arritën remisionin e diabetit në 12 muaj, krahasuar me 4% në grupin e kontrollit.

Mesatarisht, pjesëmarrësit në programin e reduktimit të peshës kanë humbur 10 kg peshë trupore, ndërkohë që ata në grupin e kontrollit kanë humbur 1 kg. Remisioni i diabetit ishte ngushtësisht i lidhur me sasinë e rënies në peshë. Ai është vënë re te 9 vetë në 10 që kishin humbur 15 kg ose më shumë dhe në thuajse tre të katërtat të atyre që kishin humbur 10 kg ose më shumë. Kërkuesit kanë vënë re edhe një përmirësim të përqendrimeve mesatare të triglicerideve në grupin që i është nënshtruar programit të reduktimit të peshës, si dhe një kontroll më të mirë të presionit të gjakut, edhe pa barna.

Pacientët e të njëjtit grup, kanë thënë se cilësia e jetës së tyre është përmirësuar në këta 12 muaj, ndonëse sipas kontrolleve, cilësia e jetës ishte ulur pak.

"Pas rezultateve të këtij studimi është e qartë se momenti i diagnostikimit të diabetit është më i mirë për të nisur një program për reduktimin e peshës dhe për ndryshime në stilin e jetës, sepse motivimi i pacientit është më i lartë", shkruan Matti Uusitupa (Universiteti i Finlandës Lindore).

 

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)33102-1
http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)33102-1/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>