Diabetologji

tet282024

Diabeti 2. Efekti i dietës me pak karbohidrate në prodhimin e insulinës

Një dietë me pak karbohidrate nëse ndiqet në mënyrë rigoroze, mund të bëjë që të prekurit nga  diabeti i tipit 2 te ndërpresin edhe marrjen e barnave. Kjo është perspektiva, që duhet të verifikohet më tej, e hapur nga një studim amerikan i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism. Studimi tregon se te të rriturit me diabet të tipit 2, një dietë me pak karbohidrate mund të rrisë funksionimin e qelizave beta të pankreasit të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës. Në praktikë, dieta me pak karbohidrate riaktivizon "fabrikat" e hormoneve, duke i lejuar pacientët të menaxhojnë më mirë sëmundjen e tyre, ndoshta edhe të ndalojnë marrjen e barnave.

Diabeti është një patologji që zhvillohet më shpesh pas moshës 45 vjeçare, por me ndjekja e një stili jetese të gabuar po bën që kjo sëmundje të prekë gjithnjë e më shumë fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë. Te këta pacientë, qelizat beta të pankreasit nuk arrijnë t'i përgjigjen ashtu siç duhet niveleve të sheqerit në gjak dhe kjo mendohet se ndodh të paktën pjesërisht për shkak të konsumit të karbohidrateve në sasi të larta.

"Ky studim tregon se diabetikët e tipit 2 që ndjekin një dietë me pak karbohidrate mund të rikuperojnë qelizat e tyre beta, diçka që nuk mund të arrihet nëpërmjet marrjes së medikamenteve", shpjegon autorja kryesore e studimit Barbara Gower nga Universiteti i Alabamas në Birmingham.

Në studim morën pjesë 57 të rritur të bardhë dhe me ngjyrë me diabet të tipit 2, të cilët u ndanë në dy grupe, gjysma ndoqën një dietë me pak karbohidrate (9% karbohidrate dhe 65% yndyrë) dhe gjysma tjetër një dietë të pasur me karbohidrate (55% karbohidrate dhe 20% yndyrë). Funksioni i qelizave beta të pankreasit dhe sekretimi i insulinës u vlerësuan në fillim të studimit dhe pas 12 javësh. Autorët vëzhguan vlera të dyfishta për përgjigjen akute të qelizave beta dhe vlera 22% më të mëdha për përgjigjen maksimale në grupin me pak karbohidrate në krahasim me grupin tjetër. Në mënyrë të veçantë, të rriturit me ngjyrë që ndoqën dietën me pak karbohidrate kishin një përmirësim 110% më të madh në përgjigjen akute të qelizave beta, dhe të rriturit e bardhë një përmirësim 48% më të madh në përgjigjen maksimale. "Këto rezultate na japin shpresë, edhe pse nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse një dietë me pak karbohidrate mund të rivendosë funksionin e qelizave beta dhe t'i çoje pacientët drejt remisionit", përfundon autorja.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>