Diabetologji

maj92018

Diabeti 2. Inercia e mjekut për të nisur apo modifikuar kurën, shton rrezikun për komplikacione

Shpesh, te njerëzit me diabet melit të tipit 2, nuk mund të arrihet shpejt një kontroll i mirë glicemik, pasi diagnostikimi dhe trajtimi nuk intensifikohet dhe monitorohet siç duhet kur është e nevojshme, për shkak të së ashtuquajturës "inerci klinike".

"Inercia klinike përkufizohet si paaftësia e operatorëve shëndetësorë për të nisur ose intensifikuar terapinë në kohën e duhur, pavarësisht se e njohin situatën klinike. Bëhet fjalë për një problem të shpeshtë, që mund të jetë i dukshëm në trajtimin e patologjive kronike josimptomatike dhe udhëheq drejt një kontrolli jo të mirë të rreziqeve për  komplikacione dytësore", konfirmon Antonio Ceriello, IRCCS, Sesto San Giovanni (Milano), që ka udhëhequr grupin e studimit.

Në rastin e diabetit, vonesa në intensifikimin e trajtimit mund të vihet re në të gjitha fazat e trajtimit. Ndër to, përmendim treguesin e ndryshimit të stilit të jetës pas diagnostikimit, përfshirjen e terapisë farmakologjike dhe përdorimin e terapisë së kombinuar nëse është e nevojshme, në fillim të terapisë me insulinë. Për shkak të inercisë klinike, personat me diabet melit të tipit 2 mund të jetojnë për shumë vjet me një kontroll glicemik jo të mirë, i cili ka pasoja dramatike në cilësinë e jetës, morbilitet e vdekshmëri, por edhe mbi shëndetin publik, për shkak të kostove shumë të mëdha që lidhen me diabetin e pakontrolluar.

Sipas autorëve, në inercinë klinike mund të ndikojnë faktorët e lidhur me mjekun, me pacientin dhe me sistemin shëndetësor dhe pikërisht sepse e përcaktojnë shumë faktorë, zgjidhjet e mundshme, me shumë mundësi, kërkojnë një kombinim të qasjeve që sjellin ndryshime thelbësore në asistencën mjekësore. Bashkëpunimi shumëdisiplinar i skuadrës diabetologjike, edukimi i mjekëve dhe përgjigjja ndaj pritshmërive mund të japë një mbështetje të tillë.

Gjithashtu, adoptimi i një modeli asistence të përqendruar te njeriu, që merr parasysh kompleksitetin dhe nevojat e pacientit, mund të rezultojë thelbësore për të përmirësuar aderimin e pacientit dhe për të reduktuar tendencën ndaj inercisë klinike.

Në fund, një edukim më i mirë i pacientit, mbi natyrën progresive të diabetit melit të tipit 2 dhe mbi rreziqet që ka një kontrolli glicemik jo i mirë, mund të përforcojë ndjeshmërinë drejt nevojës së rishikimeve të rregullta të trajtimit.

 

Diabetes and Metabolism 2018. Doi: 10.1016/j.diabet.2017.06.003
http://www.diabet-metabolism.com/article/S1262-3636(17)30467-6/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>