Diabetologji

kor242018

Cila dietë dyditore, është njëlloj efikase me atë të përhershme, në diabetin e tipit 2?

Një dietë me kufizime kalorike për vetëm dy ditë në javë, ka rezultuar e krahasueshme me një dietë me kufizim kalorik të përditshëm, përsa i takon kontrollit glicemik te pacientët me diabet të tipit 2, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "JAMA Network Open".

"Dietat dobësuese konvencionale me kufizim kalorik të përditshëm, është e vështirë të mbahen me kalimin e kohës dhe duket se dietat me kufizim kalorik me ndërprerje, mund të jenë efikase për humbjen në peshë. Për këtë arsye, kemi vendosur të shqyrtojmë efektet afatgjata të një diete me kufizim kalorik me ndërprerje prej dy ditësh dhe e kemi krahasuar atë me një regjim kufizimi kalorik të vazhdueshëm për 12 muaj, për pacientët me diabet të tipit 2", konfirmon autori kryesor Peter Clifton (Universiteti i Australisë së Jugut).

Në studim, 137 pacientë me diabet të tipit 2 janë përzgjedhur në mënyrë rastësore nga prilli 2015 deri në shtator të vitit 2017 dhe janë ndarë në dy grupe: 1) kufizim kalorik me ndërprerje (500-600 kalori në ditë) gjatë dy ditëve jo të njëpasnjëshme dhe me dietë të zakonshme në pesë ditët e tjera të javës. 2) një regjim me kufizim kalorik të përditshëm (1.200-1.500 kalori në ditë) për 12 muaj.

Rezultati primar ka qenë modifikimi i hemoglobinës së glikuar. Kështu, analizat kanë treguar reduktim të njëjtë të nivelit mesatar të HbA1c-së te të dyja grupet me kufizim energjetik (-0,5% përkundër -0,3%), me një diferencë që ka qenë e kënaqshme për kriteret e barasvlershmërisë. Nuk kanë arritur të tilla kritere ama, ndryshimet e peshës mes të dyja grupeve dhe ndryshueshmëria e masës dhjamore dhe asaj të dobët. Nuk janë vënë re dallime të dukshme mes grupeve sa iu përket niveleve të glukozës esëll, vlerave të lipideve apo rezultatit të efektit të barnave për 12 muaj. Eventet hipoglicemike apo hiperglicemike në dy javët e para të trajtimit kanë patur rezultate të njëjta mes grupeve me kufizim energjetik të vazhdueshëm apo me ndërprerje.

Autorët nënvizojnë se popullsia e studimit kishte një diabet të tipit 2 të kontrolluar mirë dhe se rregullimet e terapisë në pacientët me diabet më të paqëndrueshëm mund të komplikojnë interpretimin e ndryshimeve në nivelet e hemoglobinës së glikuar.

 

JAMA Network Open 2018. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2018.0756
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2688344


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>