Diabetologji

mar252019

Dhimbja e qafës dhe e shpinës, më e shpeshtë te diabetikët. Kërkimi përpiqet të zbulojë shkaqet

Ata që vuajnë nga diabeti, janë më të predispozuar për të provuar dhimbje mesi, shpine apo qafe. Daniel Pozzobon (Universiteti i Sidneit) dhe kolegët e tij kanë arritur në këtë përfundim pasi kanë zhvilluar nëpërmjet metanalizës, një shqyrtim sistematik (të publikuar në "PLOS One") të 11 studimeve që iu përgjigjeshin kritereve për hetimin e lidhjes që mund të ekzistojë mes diabetit dhe dhimbjes së shpinës, qafës apo shtyllës kurrizore. "Nëse të kesh diabet, do të thotë të ke 35% më shumë mundësi për të vuajtur nga dhimbja e shpinës, këto të dhëna mund të jenë të rëndësishme, duke patur parasysh prevalencën e diabetit të tipit 2", vë në dukje autori.

Nuk është e qartë nëse ekziston një lidhje shkakësore mes diabetit dhe dhimbjes muskulo-skeletike dhe nëse këtu përfshihet një faktor rreziku për diabetin. Një faktor rreziku i analizuar në disa nga studimet e përfshira në rishikim, ishte obeziteti, i cili ka qenë i lidhur me një rrezik 9 herë më të lartë për diabet të tipit 2 te burrat me moshë më të madhe se 18 vjeç. Gjithashtu, 30 % e atyre që vuajnë nga obeziteti, zhvillojnë dhimbje shpine kronike gjatë 10 viteve. Autorët nënvizojnë se obeziteti është i lidhur me një nivel të reduktuar të aktivitetit fizik, që mund të shtojë rrezikun për dhimbje shpine dhe qafe dhe se dihet tashmë që pikërisht shtimi i aktivitetit fizik mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut për lumbalgji dhe për diabet të tipit 2. Por, në të njëjtën kohë, diabeti mund të shkaktojë nga ana e tij dëmtime në muskuj dhe në inde, duke përcaktuar dhimbjen kronike. Pavarësisht se rishikimi ka treguar një lidhje të drejtpërdrejtë mes diabetit dhe dhimbjes së shpinës dhe të qafës, nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar se diabeti shton rrezikun për këtë lloj dhimbjeje.

"Këto rezultate sugjerojnë zhvillimin e kërkimeve të tjera, edhe për të vlerësuar rolin e këtyre barnave, siç është insulina, që dihet se ndikojnë në fluksin e gjakut dhe se mund të kushtëzojnë humbjen muskulare", shpjegon autorja kryesore Manuela Ferreira (Instituti i Kërkimeve mbi Kockat dhe Kyçet, Universiteti i Sidneit). Autorët sugjerojnë se qartësimi i mekanizmave të lidhjes mes diabetit dhe dhimbjes së shpinës, mund të japë mundësi për individualizimin e strategjive parandaluese dhe të menaxhimit, te pacientët me patologji metabolike.


PLoS One.2019. doi: 10.1371/journal.pone.0212030.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30789940


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>