Diabetologji

kor42019

Gratë që bëjnë punë të lodhshme mendërisht, janë më të rrezikuara nga diabeti

Sipas një studimi të publikuar në "European Journal of Endocrinology", gratë që bëjnë një punë të lodhshme mendërisht, kanë më shumë gjasa për të vuajtur nga diabeti i tipit 2. "Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë se një punë në të cilën ne e angazhojmë shumë mendjen, siç është për shembull mësimdhënia, mund të rrisë rrezikun e diabetit te gratë dhe se punëdhënësit, ashtu si edhe vetë gratë, duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me këtë lloj përdorimi", shpjegon Guy Fagherazzi (Qendra për Kërkime në Epidemiologji dhe në Shëndetin e Popullatës, Inserm, Francë).

Hulumtuesit shqyrtuan efektin e një pune intelektualisht të lodhshme mbi incidencën e diabetit te mbi 70,000 gra gjatë një periudhe 22-vjeçare. Rreth 75% e grave punonin si mësuese dhe 24% raportuan në fillim të studimit se puna e tyre ishte shumë e mundimshme. Kështu, analiza e të dhënave ka zbuluar se vetë gratë që kanë deklaruar se kanë një angazhim të rëndë mendor që rrjedh nga punësimi i tyre, kanë pasur 21% më shumë mundësi për zhvillimin të diabetit të tipit 2, pavarësisht nga faktorët tipikë të rrezikut, duke përfshirë moshën, nivelin e aktivitetit fizik, zakonet e të ngrënit, pirjen e duhanit, presionin e gjakut, historinë familjare të diabetit dhe indeksin e masës trupore.

"Megjithëse nuk mund të përcaktojmë drejtpërsëdrejti se çfarë e rrit rrezikun e diabetit te këto gra, rezultatet tona tregojnë se kjo nuk ndodh për shkak të faktorëve tipikë të rrezikut. Ky rezultat nënvizon rëndësinë e marrjes parasysh të lodhjes mendore si një faktor rreziku për diabetin te gratë", thotë Fagherazzi.
Grupi tani synon të studiojë ndikimin e punës së lodhshme intelektuale te pacientët me diabet, si dhe mënyrën se si ata menaxhojnë trajtimin e tyre, cilësinë e jetës dhe rreziqet e ndërlikimeve të lidhura me sëmundjen. "Ky hulumtim mund të ndihmojë në identifikimin e qasjeve të reja për përmirësimin e jetës së pacientëve që jetojnë me diabet", përfundojnë autorët.


Eur J Endocrinol. 2019. doi: 10.1530/EJE-18-0804
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30840582


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>