Diabetologji

qer42020

Studimet e reja mbi retinopatinë diabetike, ndryshojnë qasjen terapeutike të okulistëve

Të dhënat e studimeve klinike të kryera nga Rrjeti Retina DRCR (financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë (NIH), SHBA) dhe të publikuara gjatë 2 viteve të fundit, i kanë bërë specialistët e retinopatisë diabetike të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj trajtimit. "Këto studime kanë sqaruar se cilët pacientë duhen trajtuar në mënyrë më agresive", thotë Jay Sridhar, okulist në Institutin Bascom Palmer Eye në Majami, duke shtuar se tema do të diskutohet gjatë konferencës vjetore të Shoqatës për Kërkime në Vizion dhe Oftalmologji (ARVO).

"Studimi me përzgjedhje rastësore, Protocol V, i botuar në "JAMA" në vitin 2019, tregoi se te pacientët me mprehtësi vizuale të mirë dhe edemë makulare diabetike, mund të mos jetë i nevojshëm trajtimi i menjëhershëm agresiv", shpjegon studiuesi, duke kujtuar rezultatet e studimit Protocol T, botuar në "JAMA Ophtalmology" në vitin 2017, që krahasuan afliberceptin, ranibizumabin dhe bevacizumabin te pacientët me edemë makulare diabetike. Hulumtime të tjera të fundit përforcojnë efikasitetin e afliberceptit dhe ranibizumabit për retinopatinë diabetike jo-proliferative (NPDR). "Këto të dhëna kanë ndryshuar praktikën klinike në trajtimin e NPDR-së së rëndë, me terapi anti-faktor i rritjes së endotelit vaskular (VEGF)", thotë oftalmologu.

Dhe, nga studimi CLARITY, botuar në "The Lancet" në vitin 2017, del se te pacientët me retinopati diabetike proliferative, mprehtësia vizuale përmirësohet me afliberceptin të vetëm, përkundër fotokoagulimit me lazer. Së fundi, studimi i zgjeruar i Protocol T, që po botohet në "Ophtalmologji", tregon se te pacientët e trajtuar për 2 vjet, megjithëse më mirë se 5 vjet nga fillimi, mprehtësia vizuale ishte ulur në mënyrë progresive duke filluar nga viti i dytë pas trajtimit. "Mbetet të shihet se si do të diskutohen këto të dhëna gjatë konferencës ARVO", përfundon Sridhari.

 

Medscape 2020
https://www.medscape.com/viewarticle/929592


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>