shk22021
Në paradiabet vihet re degjenerim makular. Duhet vepruar që në fillimet e tij
Paradiabeti shoqërohet me degjenerim makular, me hollim dhe zvogëlim të ndjeshëm të diametrave të arteries retinale, sipas një studimi të botuar në "British Journal of Ophthalmology". "Nga të dhënat tona del se ndryshimi i makulës ka një efekt të rëndësishëm në enët e retinës", nënvizon bashkautorja Johanna Liinamaa (Spitali Universitar Oulu dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Oulusë, Finlandë), duke supozuar se ndryshimet e shkaktuara nga diabeti në retinë, kanë origjinë neurodegjenerative.
Për të verifikuar nëse degjenerimi i retinës i shkaktuar nga prediabeti ka origjinë vaskulare ose nervore, autorët analizuan grupin e lindjeve në vitin 2005 në Finlandën Veriore, duke matur trashësinë e zonës së bashkimit të makulës me arterien retinale dhe kalibrin e venulave në 300 individë me prediabet, 57 me diabet dhe 1,638 me glicemi normale. Duke vepruar kështu, ata zbuluan se njerëzit me prediabet e kishin të zvogëluar ndjeshëm trashësinë mesatare të makulës, në krahasim me pacientët normoglicemikë (280.5 kundrejt 282.3 milimikronë), si dhe kishin të ulur ndjeshëm vëllimin mesatar të makulës (10.0 kundrejt 10.1 mm3).
"Trashësia e makulës u zvogëlua në grupin e paradiabetikëve në të nëntë nënfushat e hartës së trashësisë makulare, me ndryshimet më të mëdha në zonën pericentrale", vijon studiuesja, duke shtuar se trashësia e makulës periferike u zvogëlua edhe te diabetikët krahasuar me pacientët normoglicemikë, por pa zvogëlime në nënfushat e tjera të makulës. Të dhëna të ngjashme u shfaqën edhe për gliceminë: vlerat më të larta shoqërohen me ulje të konsiderueshme të trashësisë makulare, vëllimit makular dhe trashësisë së shtresës së qelizës ganglionale, si dhe rënie të konsiderueshme në kalibrin arteriolar të retinës qendrore dhe kalibrin venular retinik qendror. "Është e rëndësishme të veprohet që në fillimet e paradiabetit për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve mikrovaskulare të shkaktuara nga diabeti, siç është retinopatia. Në këtë fazë, rënia në peshë, ushtrimet fizike dhe ndryshimi i zakoneve të ngrënies ulin rrezikun e diagnostikimit me diabet, gjë që është e dobishme edhe për shëndetin e syrit", përfundon Liinamaa.
British J Ophthalmol 2020. Doi: 10.1136/bjophthalmol-2020-317414
http://doi.org/10.1136/bjophthalmol-2020-317414