Diabetologji

qer232021

Diabeti 2. Monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë përmirëson prognozën

Një studim i nënshkruar nga studiuesit në Kaiser Permanente të Kalifornisë Veriore dhe i botuar në "Jama" tregon se, te pacientët me diabet tip 2 të trajtuar me insulinë, monitorimi i vazhdueshëm i glukozës në gjak me pajisje të veçanta, lidhet me një përmirësim të kontrollit të glicemisë dhe me më pak vizita në urgjencë për hipoglicemi.

"Monitoruesit e vazhdueshëm të glukozës në gjak janë bërë standardi i trajtimit për pacientët me diabet të tipit 1, pasi u demonstrua që përmirësojnë kontrollin e glukozës. Dhe tani, e njëjta gjë është e vërtetë për pacientët me diabet të tipit 2: përdorimi i monitoruesve të kontrollit glicemik ishte i krahasueshëm me atë që mund të ndodhte pas fillimit të një antidiabetiku të ri", thotë autori kryesor i studimit Andrevv Karter, nga Divizioni i Kërkimeve në Kaiser Permanente, duke shpjeguar se studimi retrospektiv dhe krahasues mbi efektivitetin e monitorimit të vazhdueshëm të glukozës përfshiu 5,673 pacientë me diabet të tipit 1 dhe 36,080 pacientë me diabet të tipit 2, të trajtuar me insulinë, të cilët po kryenin vetëmonitorim të glukozës në gjak.

Në periudhën janar 2015-dhjetor 2019, me rekomandimin e mjekëve të tyre, 3,462 pacientë me diabet të tipit 1 dhe 344 pacientë me diabet të tipit 2, filluan të përdorin monitorues të vazhdueshëm të glukozës në gjak. Rezultatet? Monitorimi i vazhdueshëm i glukozës në gjak shoqërohet jo vetëm me një rënie të niveleve të HbA1c-së, por edhe me një pakësim të vizitave në urgjencë dhe të shtrimeve në spital për hipoglicemi, çrregullimi i fundit që rrit gjasat e rrëzimit, sëmundjeve kardiovaskulare, demencës dhe vdekjes. Karteri përfundon: "Nga ky studim del se pacientët që përdorën monitoruesit e vazhdueshëm glicemikë morën rezultate shumë të mira, krahasuar me ata që vazhduan me testet intermitente duke përdorur vetëmonitorimin e bërë me glukometrin që bën analizën klasike të gjakut. Por, teknologjia e fundit nuk është gjithmonë më e mira për të gjithë. Hapi tjetër do të jetë identifikimi i nënpopullimit të pacientëve që janë në gjendje të nxjerrin përfitime objektive nga monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë".

 

JAMA. 2021. Doi: 10.1001/jama.2021.6530
http://doi.org/10.1001/jama.2021.6530 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>