Diabetologji

shk232023

Diabeti. Vitamina D zvogëlon incidencën te prediabetikët

Marrja e vitaminës D redukton me 15% mundësitë për të zhvilluar diabet të tipit 2 te të rriturit me prediabet, sipas një studimi të botuar në "Annals of Internal Medicine".

"Studimet vëzhguese kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe rritjes së rrezikut për diabeti. Ne u përpoqëm të kuptonim nëse nivelet e larta të suplementeve mund të shmangnin zhvillimin e kësaj sëmundjeje", shpjegon Anastassios Pittas nga Tufts Medical Center në Boston, autor kryesor i studimit.

Studiuesit kryen një rishikim sistematik dhe metaanalizë të tre provave të ndryshme klinike duke krahasuar ndikimin e marrjes së kolekalciferolit 20,000 IU (500 mcg) në javë, kolekalciferolit 4000 IU (100 mcg) në ditë, ose eldekalcitolit 0,75 mcg në ditë me atë të një placeboje në rrezikun për zhvillimin e diabetit.

Gjatë një periudhe trevjeçare ndjekjeje, diabeti me fillim të ri u shfaq në 22.7% të të rriturve që morën vitaminë D dhe 25% të atyre që morën placebo, që do të thotë, një reduktim i rrezikut me 15%.

Sipas autorëve, ekstrapolimi i gjetjeve të tyre te më shumë se 374 milionë të rritur me prediabet në mbarë botën, sugjeron se plotësimi i lirë i vitaminës D mund të vonojë zhvillimin e diabetit në më shumë se 10 milionë njerëz.

Në një editorial shoqërues, Malachi McKenna nga Kolegji Universitar i Dublinit dhe Mary Flynn nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës në, theksojnë se pavarësisht këtyre gjetjeve, vlen pët t'u përmendur fakti që studimet e mëparshme kanë demonstruar efekte negative të rëndësishme për marrjen e vitaminës D në nivele të larta.

Kolumnistët argumentojnë se shoqëritë profesionale që promovojnë terapinë me vitaminë D kanë detyrimin të paralajmërojnë mjekët si për dozat e kërkuara ashtu edhe për kufijtë e sigurt të saj.

"Terapia me vitaminë D mund të parandalojë diabetin e tipit 2 te disa pacientë, por gjithashtu mund të shkaktojë dëme te disa të tjerë", përfundojnë ekspertët.

 

Annals of Internal Medicine 2023. Doi: 10.7326/M22-3018
https://doi.org/10.7326/M22-3018

Annals of Internal Medicine 2023. Doi: 10.7326/M23-0220
https://doi.org/10.7326/M23-0220


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>