Focus

tet92014

Nëse përdoret për të paktën pesë vjet, aspirina parandalon kancerin

Përdorimi i përditshëm i aspirinës me doza të ulëta për një minimum prej 5 vitesh duket të jetë më i dobishëm se sa i dëmshëm në aspektin e parandalimit të kancerit, të paktën sipas një shqyrtimi të literaturës së botuar në Annals of Oncology.
Jack Cuzick i Wolfson Institute of Preventive Medicine në Queen Mary University të Londrës, nënshkrues i parë i studimit thotë: "Aspirina jo vetëm redukton me 12%  influencën e ngjarjeve kardiovaskulare si në popullatën e përgjithshme apo në pacientët me rrezik të lartë, por një numër në rritje i studimeve tregojnë efektivitetin e saj në parandalimin e kancerit". Ana negative është se aspirina lidhet me një rritje të rrezikut, varësi ndaj moshës, gjakderdhje sidomos gastrointestinale dhe ulçera peptike. "Një sasi e konsiderueshme e të dhënave të reja janë botuar kohët e fundit me përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të aspirinës në parandalimin e kancerit si ai kolorektal dhe qëllimi ynë ishte të nxjirrnim konkluzionet e të dhënave në dispozicion, duke vlerësuar përfitimet e përgjithshme dhe rreziqet e përdorimit të aspirinës në parandalimin e sëmundjeve neoplastike" rithotë studiuesi.
Dhe nga rishikimi i studimeve të tanishme në bazat e të dhënave biomjekësore të tilla si Medline shfaqet një efekt i barit në uljen e influencës së kancerit dhe vdekshmërisë komplekse në popullatën e përgjithshme". Efekti, që duket kohë - varur ndodh në doza që variojnë midis 75 dhe 325 miligram në ditë nga mosha në mes 50 dhe 65 vjeç. Me fjalë të tjera, gratë dhe burrat që kanë marrë aspirinë për një dekadë mund të presin një ulje prej 7-9 % në normën e kancerit, infarktit miokard apo iktusit brenda 15 vjetëve" tha Cuzick duke shpjeguar se të dhënat e mbledhura tregojnë një përfitim të rëndësishëm parandalues në aspektin e kancerit kolorektal, esofagut dhe të stomakut. Anasjelltas, efekti parandalues për kancerin e gjirit, mushkërive dhe prostatës duket të jetë më modest "Siç pritej, përdorimi i aspirinës është i lidhur me një rritje të rrezikut të gjakderdhjes, por përfitimet në parandalimin e kancerit tejkalojnë shumë rreziqet" përfundon studiuesi.

Annals of Oncology

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>