News

dhj292014

Risitë e 2015-ës, nga kardiologjia tek barnat antitumoralë

  Cilat do jenë risitë më të rëndësishme mjekësore për 2015-ën?

Si çdo fundvit, ajo që guxon të jap parashikimet e para është Cleveland Clinic. Sipas Michael Roizen, CEO i klinikës së njohur në Ohio "secila prej këtyre risive do të jetë e disponueshme për publikun në 12 muajt e ardhshëm" dhe pritet një impakt i rëndësishëm në popullatë. Seleksionimi, i kryer nga 40 mjekë që operojnë në të gjithë sektoret e shëndetësisë, nis me shpërndarjen e Stoke Unit Mobile, ambulancat për iktusin: do jenë të lidhuara me videokoferencë me neurologët që qendrat spitalore të cilët mund të interpretojnë simptomat dhe ti japin instruksionet e duhura personelit paramjekësor në ambulancë, duke realizuar ndërhyrjen e duhur në një kohë shumë më të shkurtër. Për sa i përket vaksinave, ekspertët nuk flasin për Ebolan, por parashikojnë se do nis shpërndarja e vaksinave kundër Dengue.
Kush ka frikë nga aget, mund të marr një pajisje e cila kryen marrjen e gjakut pa i shkaktuar dhembje pacientit. Kjo pajisje kushton pak dhe është shumë e efektshme fal një teknologjie të re e cila merr një pikë gjak nga maja e gishtit. Lufta kundër kancerit do të fuqizohet në shumë mënyra. Para së gjithash, do jenë të disponueshëm barna të rinj kundër qelizave tumorale, të cilat nuk do dëmtojnë më qelizat e indeve të shëndoshë si preparatet e tjerë kimioterapeutikë. Gjithashtu, inhibitorët e checkpoint-it imunitarë kanë treguar se janë të aftë të zbulojnë prezencën edhe të qelizave tumorale që i "fshiheshin" sistemit imunitar: të kombinuar me kimio dhe radioterapi, janë eksperimentuar tashmë me sukses kundër melanomës. E njëjta radioterapi mund të aplikohet në mënyrë innovative kundër kancerit të gjirit, me një aplikim të vetëm të kryer gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Një prej sëmundjeve më të rrezikshme, fibroza pulmonare idiopatike, do pajiset me barna të rinj, të cilët premtojnë të ndryshojnë dekursin e sëmundjes. Në fund kardiologjia: në 2015 parashikohet vedhja në treg i një pacemaker-i me një bateri litiumi e cila zgjat deri në shtatë vjet, ndërsa për trajtimin e insuficiencës kardiake, do jetë i disponueshëm një bar që inhibon receptorët e angiotensinës dhe të neprilisinës.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>