jan282015
Kardiologji: Printeri tre-dimensional ndihmon në vlerësimin e zemrës së pacientit
Printimi tre-dimensional po gjen tani zbatim në kardiologji, jo për të krijuar një zemër të re, por një model që i ngjan asaj në shumë drejtime. Teknologjia e re i ndihmon kirurgët ta vlerësojnë më mirë zemrën e pacientit para operacionit.
Kirurgët, zakonisht përdorin imazhet dixhitale për eksplorimin e zemrës, madje tashmë ata mund t'ua tregojnë edhe prindërve të fëmijës modelin e printuar të zemrës së operuar.
Mathew Bramlet krijon modele të sakta nga këto imazhe në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Illinoit, ku ai drejton programin MRI të sëmundjeve të zemrës. Në një takim të Shoqatës Amerikane të Zemrës ai tha se modelet e krijuara me printer tre-dimensional mund të zbulojnë difekte, të cilat nuk janë të dukshme tek imazhet e zakonshme.
"Duke e ditur se zemra kishte difekt, ne nuk mund ta tregonim këtë përmes imazheve të zakonshme. Sigurisht, që përmes imazheve tre-dimensionale ne mundëm ta konfirmojmë difektin dhe ta ndryshonim mënyrën e operimit. Kjo na kurseu kohë dhe në të ardhmen kjo metodë do të na orjentoijë siç duhet."
Ja si funksionon: procedurat e njohura si Ketsken, MRI dhe të dhëna të tjera, dërgohen tek një printer tre-dimensional, për të krijuar një lloj modeli të zemrës, sikurse një model allçie, apo qeramike. Printeri e paraqet zemrën të shtresëzuar.
"Ka thuajse përmasat e një veze dhe është vetëm zemra e një foshnjeje! Unë e di se kirurgët bëjnë një punë të shkëlqyer, por kur shohin modelin, ata orjentohen më mirë", thotë Dr. Bramlet.
Kardiokirurgia
Kathy Magliato u bind nga ato që pa. Ajo thotë se e mirëpret modelin tre-dimensional, si një lehtësi të re në zbatimin e profesionit të saj. "Fakti që unë mund të kem këtë strukturë tepër të komplikuar e cila ofron mundësi pafund, që i ngjan anatomisë së organit, të cilën unë mund ta mbaj në dorë dhe mund të planifikoj operacionin... për mua kjo është një mundësi për të kryer siç duhet operacioni dhe për të shpëtuar jetë njerëzish."